Kryeministri Rama nën presionin e Opozitës dhe aferës së ish-ministrit Tahiri i kthehet marrëveshjes së majit 2017

Rama: Njerëzit e zakonshëm fituan e betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam, për ata

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit. “Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin”, tha Rama. Kryeministri shtoi se “fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike ose e fundit nëse nuk e shohim që kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm”. “Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …