Rama: Nuk jam i pagabueshëm por nga pushteti largohem vetëm kur të kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën, me votë

Rama: Nuk jam i pagabueshëm por nga pushteti largohem vetëm kur të kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën me votë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur para kandidatëve të PS-së për 61 Bashkitë e vendit, foli edhe për kërkesën e opozitës që ai të largohet nga drejtimi i qeverisë, duke e rrëzuar kategorikisht këtë pretendim. “Nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën, me votë, në zgjedhje, apo si përfaqësues të popullit në Kuvend”, ka thënë kryeministri Rama. Më tej, ai ka shtuar se nuk pretendon se është i pagabueshëm, por as nuk ka ndërmend të largohet pa mbyllur luftën e nisur bashkë me ata që e besojnë në shumë drejtime për të ardhmen e vendit. “Unë nuk rri se më gënjen mendja se jam i pagabueshëm, apo s’kam bërë gabime, apo se gjithçka po shkon vaj, as se njerëzit nuk paguajnë nën dorë, se rrogat janë rritur, se shqiptarët po kthehen nga jashtë dhe se jeta është fushë me lule. Në çdo drejtim nisur së bashku me ju dhe ta që na besojmë kemi nisur një luftë që nuk ka shans ta lëmë në mes, luftë që po e shoh se korrupsioni është edhe brenda nesh”, ka thënë ai,

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …