Ramiz Shala: Sot është Dita Botërore e Radios-RKL, duhët të shpallët me dekret Presidencial trashëgimi kulturore, shpirtërore e historike

Sot është Dita Botërore e Radios.
Kjo ditë ka për qëllim të kujtojmë fuqinë unike të këtij mediumi, unë në këtë datë kujtojë RADION KOSOVA E LIRË zërin emblematik të Janarit të acartë në 1999-tën atëhere, sot e gjithmonë në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes e veçmas në kujtimin e Dëshmorëve në datat e tyre të flijimit.
Një çerek shekulli ka kaluar që nga acari i Janarit 1999, sot e dy dekada mendoj, them e ritheksoj që
RADIO KOSOVA E LIRË duhët të shpallët me dekret Presidencial trashëgimi kulturore, shpirtërore e historike, dhe si e tillë të merret në mbrojtje nga shteti ynë Republika e Kosovës sipas legjislacionit përkatës.
Data 13 shkurt është dita kur është themeluar radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.
Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), ka vendosur ta shpallë këtë ditë në konferencën e saj të përgjithshme, më 2011.
Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012, tashmë mbi një dekadë është festë e përvitshme.
Gëzuar sot e përmote.!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …