leoni

Ramosaj: 24 marsi i vitit 1998 shënon  kthesën e duhur të popullit shqiptarë dhe rrugën drejt lirisë, për të cilën punuan dhe u sakrifikuan shumë breza

Të dielën në Glogjan u përkujtua 26-vjetori i Epopesë së Dukagjinit. Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj theksoj se kjo datë shënon  kthesën e duhur të popullit shqiptarë dhe rrugën drejt lirisë, për të cilën punuan dhe u sakrifikuan shumë breza.

Po me këtë datë na kujtohen vuajtjet e këtij populli, krenaria, qëndresa, vetëmohimi, e po ashtu mbrojtja e identitetit tonë, i nëpërkëmbur nëpër shekuj.

Ramosaj tha se një datë të jetë historike e të nderohet përjetësisht, patjetër që duhet të ketë heronjtë e luftëtarët e saj. Heronjtë dhe dëshmorët e kësaj dite të dhimbshme dhe madhështore.

E them e dhimbshme sepse atë ditë ranë tre bashkëluftëtarë të Luanit të UÇK-së, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj e Agron Mehmetaj, të cilët janë pjesë e krenarisë tonë kombëtare.

Heronjtë e gjallë të asaj dite nën emblemën e UÇK-së, familja e shenjtë e Haradinajve bëri atë që përgjatë historisë sonë si komb ishte e pa parë dhe e pa dëgjuar ndonjë herë.

Shumë e vështirë ta thuash me fjalë historinë prej luftëtari që bëri atë ditë Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Gjenerali Ramush Haradinaj.

Nderim përjetësisht 24 Marsit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjes emblematike të Hilmi Haradinaj!

Lavdi e nderim përjetësisht për dëshmorët dhe martirët e kombit!

Mirënjohës pafundësisht për 24 Marsin e vitit 1999, ndërhyrjes së trupave të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! përfundoi fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …