Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj i falënderon 62.111 votuesit nga vendi e diaspora, që i besuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ka ka thënë se vendi ynë zhvilloi zgjedhje me standarde të larta demokratike, që ngritën pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Haradinaj përmes një postimi, ka falënderuar 62.111 votuesit nga Kosova e diaspora, që i besuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “Ju, që përkundër propagandave të qarqeve të ndryshme me të cilat vazhdimisht u sulmua Aleanca, e që nuk u argumentuan asnjëherë, vazhduat të na besoni, ashtu siç e kthyem besimin tuaj me punë, duke i dhënë vendit Ushtrinë, tapitë e Trepçës, pavarësinë energjetike e shumë të tjera, vazhdoni të besoni në ne”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Ganimete Musliu: GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, …