Kryeministri i Kosovës

Ramush Haradinaj: Jam përgjegjës për gjendjen e Telekomin e Kosovës, që nga koha kur jam bërë shef i Qeverisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se është përgjegjës për gjendjen e Telekomi të Kosovës, që nga koha kur ka filluar mandatin si shef Qeverie, dhe se nuk i ik kësaj përgjegjësie. Megjithatë, ai tha se është i vetëdijshëm që gjendja e Telekomit është e vështirë dhe problematike, por jo pa shpresë.“Përgjithësimi është i lejuar në politikë, fjalori frontal është i lejuar, por atribuoni cilat faje i kam, nëse i ka kjo Qeveri. E ki fajin e nepotizmit, se është punësuar një familjar, ose disa aktivistë të partisë, e vërtetë që kanë hyrë disa njerëz në punë, por besoni që nuk i kemi shti me intervenca partiake, nuk e di qysh e kanë gjetur mënyrën me hy, nuk mburrna me atë që ka ndodh, edhe e pranoj si faj a përgjegjësinë, apo qysh done quani. Por, prej që e kam marr detyrën, këta që i kam thirr ju kam thënë që ju lutem do të jipni llogari për të gjithë parametrat e kompanisë prej kësaj dite. Një drejtor ka dhënë dorëheqje që ka qenë i afërt me mu,  se nuk mujti me përballu gjendjen brenda, një drejtor tjetër është në punë, por nuk është i afërm me mua, është hera e parë që e kam takuar tani”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …