leoni

Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin gjithëpërfshirës për transformimin e Drenasit në një qendër të rëndësishme të zhvillimit të Kosovës

Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin gjithëpërfshirës për transformimin e Drenasit në një qendër të rëndësishme të zhvillimit të Kosovës

Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin gjithëpërfshirës për transformimin e kësaj komune në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Duke theksuar rëndësinë strategjike të Drenasit, Haradinaj ka paraqitur projektet konkrete që do të realizohen nën udhëheqjen e koalicionit për Kosovën Fituese. “Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë”, ka thënë Haradinaj, duke prezantuar projektin e rrugës katër-korsi Drenas-Skenderaj dhe furnizimin 24-orësh me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Plani parasheh gjithashtu ndërtimin e çerdheve publike dhe një stadiumi të ri, si dhe themelimin e Parkut të dytë të Biznesit në Korroticë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …