Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me iniciativën rajonale “Mini-Shengen” e që nga dje do të quhet “Ballkani i Hapur”, ka deklaruar se mbështet qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që po e kundërshton pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Ai ka thënë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e kësaj nisme pa u njohur nga Serbia. Njohja e ndërsjellë do të krijonte mundësi që edhe Kosova t’i bashkohet kësaj nisme, por edhe tërë bashkëpunimit rajonal, dhe në interes të kësaj nisme do të ishte njohja, dhe unë mendoj që në këto takime duhet të diskutohet edhe nga kryeministri Rama edhe kryeministri Zaev sepse kjo është çështje edhe e rajonit, , ka deklaruar Ramush Hardinaj për RTSh-në.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …