Ramush Haradinaj: Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore e pafajshme, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

Ramush Haradinaj “refuzon” ofertën për takim me kryetarin amerikan, për shkak se është i zënë me zgjedhjet (!)

Mediet e afërta me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, publikuan një lajm se gjoja ai ka refuzuar një ftesë zyrtare të Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për një vizitë në Amerikë. Nga zyra e tij u tha se Haradinaj e ka refuzuar gjoja këtë ftesë për shkak të zgjedhjeve. Por, e vërteta, siç mëson Gazeta Metro, është që Haradinaj nuk ka pranuar kurrfarë ftese nga presidenti Trump, por po mundohen të tërheqin vëmendje qëllimisht pikërisht për shkak të zgjedhjeve. Haradinajt, mësohet se i është ofruar vetëm një takim dhe atë i përbashkët me Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Matju Palmer. Për më tepër, gazeta ka mësuar se zyrës së Haradinajt i është konfirmuar se as përcjellje protokollare nuk do i sigurohej.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …