Ramush Haradinaj takohet me Hysni Gucatin: Shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrificën e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një takim ku ka shprehur mbështetje për kërkesat legjitime të kategorive të dala nga lufta. Haradinaj theksoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre. Ai siguroi udhëheqësit e Organizatës se AAK-ja do të mbetet gjithmonë pranë tyre, duke mbështetur kërkesat për të drejtat dhe dinjitetin që i takojnë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Pas vendimit të Supremes, KQZ tërhiqet nga 10 qendrat shtesë – vetëm 20 mijë votues të mërgatës u regjistruan për votim

Gjykata Supreme ka vulosur përfundimisht se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk i lejohet hapja e …