leoni

Ramush Haradinaj: Tryeza e pestë e Grupit Parlamentar të AAK-së, trajtoi dështimin e Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit

Aleanca ka kohë që ka filluar diskutime për tema që janë në interes të qytetarit, duke i dhënë rëndësi dialogut me palët që kanë përgjegjësi në sektorë të ndryshëm.
Tryeza e pestë e Grupit Parlamentar të AAK-së, trajtoi një temë aktuale, dështimin e Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit. Gjatë diskutimit, të pranishmit konfirmuan shqetësimet tona të shprehura se gjendja në institucionet shkollore është shqetësuese.
Qeveria me veprimet e saj të paligjshme, ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar. Sot kur bëhet një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit janë ende pa libra. Ky vendim i Qeverisë, përpos që ka shkaktuar rritjen e kostos duke e tejkaluar shifrën për rreth 6 milionë euro më shumë se sa që ishte parashikuar, ka shpërfaqur për herë të parë në shkollat publike pabarëzi sociale në mes të varfërve dhe të pasurve, ndërkaq aplikimet online kanë shpërfaqur mundësi të manipulimit të buxhetit dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Si Aleancë, vendimin e konsiderojmë të jashtëligjshëm.
Aleanca i çmon të arriturat e deritanishme në arsim, si meritë e përbashkët e drejtuesve arsimorë në të gjitha nivelet. Një sistem cilësor i arsimit arrihet vetëm me trajtim të dinjitetshëm të mësimdhënësve, me status meritor financiar dhe ofrim të kushteve të mira për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …