Raportimet për manipulime me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, nuk kanë rezultuar me ndonjë kallëzim penal

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me kohë kishte ftuar prokurorët e shtetit dhe policinë për të qëndruar brenda objektit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, pas raportimeve të shumta nga vëzhguesit për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë përbrenda partive politike. Të dyshuar për manipulime ishin komisionerët e partive politike, të cilët sipas vëzhguesve, gjatë numërimit të votave kanë dëmtuar disa kandidatë për deputetë duke ua numëruar votat kandidatëve tjerë, nga të njëjtat parti politike. Këto dyshime për manipulime, ishin marrë si arsye që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i dërgonte në rinumërim më shumë se 530 vendvotime.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Policia bastis pronën e Arsenijeviq në Zveçan – gjenden armë e municione, politikani serb jashtë vendit

Një pronë e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, në fshatin Vallaq të Zveçanit, ishte cak i …