Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Gjatë këtij muaji pritet të ketë arrestime të para nga Gjykata Speciale thotë nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj në një deklaratë dhënë për “Zëri”, ka deklaruar se informatat për arrestimet e para nga Gjykata Speciale janë  kumtuan nga disa avokatë italianë, gjermanë e anglezë.  Ne kemi informata nga disa avokatë se së shpejti, mbase  në këtë muaj mund të fillojnë edhe arrestimet. Nëse fillojnë arrestimet nuk do të thotë që të gjendet fajtori, por ne shpresojmë që në fund si gjykatë do të dështojë sepse është e ngritur mbi shpifje dhe aktakuza që nuk kanë të bëjnë me këtë”. I pyetur se a dihet ndonjë emër konkret që pritet të arrestohet nga kjo Gjykatë, Haradinaj deklaroi që as avokatët të cilët i kanë dhënë informacione për këto arrestime nuk dinë emra. “Në fakt as avokatët nuk i dinë emrat e personave por ajo që ata na e kanë lajmëruar është se puna ka ardhur deri atu sa mund të fillojnë arrestimet edhe në këtë muaj. Specialja e ka intensifikuar ditëve të fundit punën për arsye se duhet arsyetojë  fondet që ata marrin si Gjykatë, qoftë me fakte qoftë pa to ka saktësuar Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …