Rashit Qalaj thotë së u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë për shkak të arrestimit të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova

Rashit Qalaj thotë së u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë për shkak të arrestimit të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova

Anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar arsye pse u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë. Ai ka thënë se lirimi i tij nga detyra ka ndodhur për shkak të arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, dhe asgjë tjetër. Madje, sipas tij, edhe në raportin ku theksohen arsyet, nuk ka asgjë në të, pasi asnjëherë nuk kishte diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nëse ai kishte mangësi në kryerjen e detyrës së drejtorit të Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …