Reagon familja e heroit Fadil Vata, pas sulmeve verbale drejtuar asaj nga aktivistë të LV-së

Reagon familja e heroit Fadil Vata, pas sulmeve dhe sharjeve verbale drejtuar asaj nga aktivistë të Vetëvendosjes

Familja e heroit të kombit, Fadil Vata ka deklaruar se dje, derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante tubim në fshatin Sallagrazhdë të Therandës, është sulmuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga militantet e kësaj partie. Në deklaratën e  Familjes Vata mbi incidentin e ndodhur ne fshatin Sallagrazhdë-Suharekë, thuhet se derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim zgjedhore në fshat, ne si familje jemi sulmuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga ana e militanteve të kësaj partie. Ne me këtë rast  reagojmë dhe kërkojmë nga organet kompetente të merren me rastin dhe të parandalojnë provokimet që adresohen drejt familjes sonë, sepse në të kaluarën këto provokime kanë rezultuar me fatalitet. Kjo ndodhi për shkak te bindjeve tona partiake, dhe kërkojmë që ky të jetë rasti i fundit që lejohen këto gjëra të pa hijeshme për vendin tonë”, thuhet në reagimin e familjes. Familja Vata është familje atdhetare dhe që kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …