Rasim Selmanaj paralajmëron shkuarjen e vendit në zgjedhje nëse Ramush Haradinaj nuk zgjidhet kryetar i vendit

Rasim Selmanaj paralajmëron shkuarjen e vendit në zgjedhje nëse Ramush Haradinaj nuk zgjidhet kryetar i Kosovës

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse kryetar i vendit nuk zgjidhet kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj. Me anë të një postimi, Selmanaj ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga AAK-ja, ose përndryshe në vend mund të ketë zgjedhje. “Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë̈ këtë propozim”, thuhet në postim. Madje Selmanaj ka shkuar edhe më tutje, duke thënë se shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm Vetëvendosjes dhe AAK-së, pasi që sipas tij këto dy parti janë të konsoliduara me elektorat.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …