Reagon Kompania Fluidi: Kompania Sllovake “Promax Stav” keqpërdori ambalazhimin tonë

Kompania “Fluidi” sh.p.k ka reaguar në lidhje me keqpërdorimin e ambalazhit të kësaj kompanie që iu bë ditë më parë. Përmes një komunikate për medie Fluidi ka njoftuar se ambalazhi i kësaj kompanie është keqpërdorur nga Kompania Sllovake “Promax Stav” s.r.o nga kryeqyteti sllovak, Bratisllava e cila kishte blerë produkte dy litërshe të Jaffa Champion në Maqedoni, dhe më pas këto paketime i kishte zbrazur po aty duke i mbushur me duhan dhe rërë ku synim ka qenë kontrabandimi i duhanit në shtetet e ndryshme të Evropës.

Kompania “Fluidi” është distancuar nga ky veprim duke thënë se ambalazhet e kësaj kompanie janë keqpërdorur dhe “Fluidi” nuk ka të bëj asgjë me këtë rast dhe se në këtë rast “Fluidi” ka qenë pala e dëmtuar.

“Fluidi” ka njoftuar se do të ndërmerr hapat ligjor në mënyrë që të sqarohet kjo veprimtari ku kompanisë së tyre iu keqpërdoren ambalazhet për kontrabandim.

“Fluidi” në fund ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët e saj në rast se janë shqetësuar për këto veprime duke thënë se Jaffa Champion do ta ketë gjithnjë cilësinë dhe kualitetin e lartë që do të ua ofrojnë.

Ky është njoftimi i tyre i plotë:

Sqarim për opinionin

Për hir të informimit të drejtë dhe ruajtjes së prestigjit të kompanisë “Fluidi” Sh.p.k, njoftojmë opinionin publik se gjatë ditëve të fundit ka ndodhur një keqpërdorim i ambalazhit të produktit Jaffa Champion në paketim dy litërsh të cilin e prodhon kompania në fjalë.

Kompania Sllovake “Promax Stav” s.r.o nga Republika e Sllovakisë përkatësisht nga qyteti i Bratisllavës ka blerë produkte dy litërshe të Jaffa Champion në Republikën e Maqedonisë me ç’rast të njëjtat më pastaj i ka zbrazur po në këtë shtet duke i mbushur me produkte duhani dhe rëre (duke dhënë peshën e njëjtë që kanë pasur lëngjet në fillim) me qëllim të kontrabandimit të produkteve të duhanit në shtetet e Evropës. I njëjti më pastaj është kapur nga autoritetet Hungareze në hyrje të kufirit të atij shteti.

Me anë të këtij sqarimi dëshirojmë të njoftojmë opinionin se kompania Fluidi nuk ka të bëj fare me këtë rast dhe se e njëjta është palë e dëmtuar nga veprimet e dëmshme të kompanisë “Promax Stav” s.r.o.

Si përfaqësues ligjor i “Fluidi” sh.p.k jemi duke i shikuar të gjitha mundësitë për t’i vënë në funksion të gjitha mjetet ligjore në lidhje me çështjen në fjalë, përfshirë por pa kufizuar në parashtrimin ventual të padive civile në lidhje me dëmin jo material që është shkaktuar por edhe mundësinë e kontaktimit në cilësinë e palës së dëmtuar me autoritetet hungareze duke kërkuar kështu inter alia dëmet e shkaktuara nga veprimet e kundërligjshme të kompanisë “Promax Stav” s.r.o.

Në emër të kompanisë “Fluidi” sh.p.k i kërkojmë ndjesë opinionit publik për çdo shqetësim që mund të kenë pasur nga ky rast dhe në të njëjtën kohë ju sigurojmë se produktet e prodhuara nga “Fluidi” të brendit Jaffa Champion kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbeten me kualitet dhe cilësi të lartë gjë që është dëshmuar tani më me dekada qoftë në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …