Ragmi Mustafa: Reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Kosovës Lindore

Regjimi i Serbisë padit në gjyq, Ragmi Mustafën, për shkak të ngritjes të Flamurit Kombëtar shqiptar

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka pranuar ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Mustafa ka shkruar se ashtu si herëve të tjera, akuzohet për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”. “Kjo padi ndaj meje ngritët pasi që kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve. Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi. Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, ka shkruar ai.

Mustafa ka ftuar Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që mos t’i mbyllin sytë ndaj pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd  “Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi. Duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …