leoni

Sot bëhen homazhe te Kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve në Likoshan dhe Qirez të Drenicës

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komuna e Skenderajt, bashkë me Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 11:00, do të bëjnë homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve në Likoshan dhe Qirez të Drenicës. Të pranishëm në homazhe do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në Likoshan dhe në Qirez, te vendi i quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe. Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm. Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …