Rektorët e universiteteve publike e vlerësojnë të jashtëligjshëm vendimin e KShC-së, për mbylljen e 42 programeve

Rektorët e vlerësojnë të jashtëligjshëm vendimin e KShC-së, për mbylljen e 42 programeve

Rektorët e universiteteve publike e kanë vlerësuar si të jashtëligjshëm vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e 42 programeve. Rektorët e gjashtë universiteteve publike në vend, përmes një njoftimi për media, u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e problemeve rreth mbylljes së programeve të akredituara. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, rektorët kanë paralajmëruar edhe protesta. Po ashtu në njoftim thuhet se afati i provimeve të janarit, duhet të fillojë sa më shpejtë përkundër problemeve. Nëse kërkesat e rektorëve, që janë bërë publike më 28 janar nuk plotësohen, atëherë ata kanë paralajmëruar edhe masa tjera më të ashpra. Në mesin e kërkesave të Konferencës së Rektorëve është shkarkimi i Këshillit të Cilësisë, dhe pezullimi i vendimeve për mbylljen e disa programeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …