KEK
Fillimi / Ekonomia / Remitenca nga diaspora 752 milion euro

Remitenca nga diaspora 752 milion euro

Kosova përfitoi 752 milionë euro remitenca nga diaspora. Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë vitit 2015 bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës, dërguan në Kosovë, përmes rrugëve zyrtare, hiç më pak se 752 milionë euro.

Sipas këtij raporti, me vitin paraprak ka një rritje të dërgesave prej 8,5 për qind. Por, shuma e mjeteve që realisht kanë ardhur nga diaspora në Kosovë llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që një pjesë të madhe të mjeteve ata i sjellin vetë në Kosovë, por nuk i deklarojnë farë gjatë hyrjeve nëpër pikat kufitare.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga viti 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve, e dërguar nëpër rrugë zyrtare, është rreth 6.3 miliardë euro.

Ndërkaq, nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka statistika rreth dërgesave të mjeteve. Gjatë viteve të fundit bashkatdhetarët përveç remitencave investuan direkt edhe në blerje të patundshmërive.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme ...