Në Postë paguhen edhe këstet e kredive

Posta Kosovës ka filluar ofrimin e një shërbimi të veçantë – pagesën e kësteve të kredive në të gjitha zyrat postare. Kjo është bërë e mundur me marrëveshjen e bashkëpunimit me Institucionin Mikrofinanciar “Start” . Secili klient i këtij institucioni tash e tutje do të paguaj këstin e kredisë në zyrën më të afërt postare. Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv  i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe drejtorit ekzekutivt të “Startit”, Vehbi Zeqiri.

Ata janë zotuar se do të angazhohen që bashkëpunimi mes dy institucioneve të zgjerohet edhe më tej. Zeqiri ka deklaruar se ky projekt ju dedikohet klientëve të tyre me qëllim të qasjes në shërbime sa më cilësore.

“Jam i kënaqur që bashkëpunimi me Postën ka rezultuar në ofrim të kushteve sa më të mira për klientët tanë”, ka thënë Zeqiri.

Kryeshefi i Postës ka përgëzuar ekipet e ekspertëve të të dyja institucioneve që kanë implementuar këtë shërbim të ri.

“Ne ndihemi të lumtur kur me shërbimet tona ua lehtësojmë jetën qytetarëve duke ju mundësuar të kursejnë para dhe të kursejnë kohën”, ka deklaruar Hoxha. Ai ka theksuar se Posta është e gatshme për projekte të ngjashme me të gjitha institucionet tjera mikrofinanciare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …