Republika e Kroacisë ka nderuar me dy “Mirënjohje” heroin e Kosovës dhe luftëtarin e Kroacisë, Xhelal Hajda-Toni

Republika e Kroacisë ka nderuar me dy “Mirënjohje” heroin e Kosovës dhe luftëtarin e Kroacisë, Xhelal Hajda-Toni

Republika e Kroacisë ka nderuar me dy “Mirënjohje” heroin e Kosovës  dhe luftëtarin e Kroacisë, Xhelal Hajda, i njohur si komandant Toni. Kryetari i parë i Kroacisë, Franjo Tugjman dhe kryetarja e tanishme e këtij vendi, Kolinda Grabar-Kitaroviq e kanë dekoruar me dy “Mirënjohje” heroin e Kosovës, Xhelal Hajda-Toni. Ai ka marrë pjesë në Luftën Atdhetare Kroate dhe atje është shquar në luftë për çlirimin e kroacisë bashkë më dëshmorët, Gëzim Hamza, Bekim Berisha, Fehmi Lladrovci, Naser Ademi e shumë të tjerë. Për këto vepra atdhetare të luftës për çlirimin e popujve nga sundimi i huaj, Xhehal Hajda është dekoruar me “Mirënjohjet” për trimëri dhe heroizëm. Dekoratat iu dorëzuan familjes së dëshmorit të kombit, në Rahovec. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga OVL e UÇK-së e Rahovecit, në Shtëpinë e Kuluturës së këtij qyteti, u tha se Xhelal Hajda -Toni luftoi për çlirimin e Kroacisë,  ndërsa ra dëshmorë për çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …