Rexhep Qosja

Rexhep Qosja: Në Kosovë korrupsioni ishte shumë më pak i ndëshkueshëm sesa në Shqipëri

Akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja, ka folur për  zhvillimin e  korrupsionit duke thënë se në Kosovë dhe në Shqipëri lulëzon edhe një lloj korrupsioni, që mund të quhet i ligjshëm dhe legal. Korrupsioni në Kosovë ka shtrirje kohore më të gjatë se në Shqipëri. Në Kosovë korrupsioni ishte shumë më pak i ndëshkueshëm se në Shqipëri në radhë të parë sepse rendi politik shoqëror në Jugosllavi, e kjo do të thotë edhe në Kosovë, ishte më “liberal” në përgjithësi, prandaj ishte më liberal edhe ndaj korrupsionit. Ai ka dhënë edhe rekomandimet se si mund të luftohet korrupsioni, duke thënë se do të duhej të miratohej ligj, ligj përkatës për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. E dyta, do të duhej të krijohej institucion përkatës për atë hulumtim të pasurisë, që e bën të mundshëm miratimi i ligjit në fjalë. E treta, pasuria e krijuar në mënyra të paligjshme, fshehurazi, mistershëm, me mjete të palejueshme, në mënyra që quhen korruptive, duhet të shpallet e paligjshme dhe të nacionalizohet. E katërta, të pasuruarit në atë mënyrë, të cilëve u nacionalizohet pasuria, duhet të dënohen prej gjykatës përkatëse, transmeton Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …