Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan: NATO-ja nuk ka forca të mjaftueshme të vendosura në Detin e Zi

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se NATO-ja nuk ka forca të mjaftueshme të vendosura në Detin e Zi. Për ta bërë edhe më të fortë Aleancën, Erdogan ka thënë se Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia duhet t’i bashkohen sa më shpejt Aleancës. Për këtë arsye, NATO-ja nuk mund ta kundërshtojë praninë ruse në këtë hapësirë. “Deti i Zi është bërë pothuajse liqe i Rusisë. Nëse nuk ndërmarrim masa, historia nuk do të na falë”, ka thënë presidenti turk. Erdogan ka paralajmëruar se do ta adresojë këtë çështje në samitin e ardhshëm të Aleancës në Varshavë.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …