Ridvan Berisha

Ridvan Berisha, ka reaguar ndaj komenteve që i janë bërë në profilin e tij pas vendimit për suspendim nga RTK-ja

Udhëheqësi i emisioneve të kontaktit në  RTK-së, Ridvan Berisha, ka reaguar ndaj komenteve që i janë bërë në profilin e tij në Facebook, pas vendimit për suspendim nga RTK-ja. Ai ka shkruar

Gjuhën që e kanë përdorur komentuesit, ai e ka quajtur anti semite, derisa e ka ftuar Policinë e Kosovës që të merren me trajtimin e këtij rasti. “Ja si e përjetuan komentuesit fashist – vendimin e Ngadhnjim Kastrarit, Festim Muçajt dhe te Xhymret Veliut per t me larguar nga ekrani nen ndikimin e islamit politik dhe perfaqesimit te se keqes qe quhet Ridvan Berisha. Lorik Arifaj si manipulant fetyreposhter kamuflohet çdokund! Kjo eshte gjuhe anti semite, Uroj te ‘gezohet’ Asociacioni’ morbid i gazetareve, nje krijese totalisht e pavlere!”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, në një reagim në profilin e tij në Facebook para disa ditësh, gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se është suspenduar nga puna. Ai ka thënë se nuk do të jetë në ekran derisa komisioni disiplinor ta trajtojë çështjen e tij. Në këtë postim Berisha ka akuzuar drejtorin e RTK-së, Ngadhënjim Kastrati dhe dy kolegët e tij Xhymret Veliu e Festim Kabashi, që sipas tij punën për të ia kanë kryer Albin Kurtit. Të njëjtit i ka quajtur oportunë e konformistë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …