Brickos

RKL

RKL: Botohen dokumente “plehra” që fyejnë moralin e kombit për të mbushur faqet e portaleve e gazetave

Disa medie në mungesë “klikimesh”, (të cilat i mbushin vetë),  janë në gjendje të botojnë çdo lloj plehre nga dokumentet antishqiptare, dhe përmes tyre  të fyejnë kombin e atdheun, të vënë në pikëpyetje jetën dhe veprën e personaliteteve më të nderuara të kombit, madje edhe vetë Skënderbeun, duke e paraqitur nip të sllavëve. Ata mbështeten në dokumentet e pushtuesve, dhe fare pa i analizuar u vënë një titull bombastik si për shembull ky krahasim idiotësh:   Esad Pasha shiti Shkodrën, Ismail Qemali Janinën.

Nën këtë titull e ka botuar shkrimin Armend Plaka dhe e kanë shumëzuar portalet,  sepse konsiderojnë se miqtë tanë gjermanë e austriakë, çka do që kanë folur për shqiptarët, kanë pasur të drejtë, madje  disa syresh kanë bërë përpjekje ta demantojnë konstatimin e Bizmarkut, i cili ka thënë se nuk ka Shqipëri as Shqiptarë por ka vetëm shprehje gjeografike. “Namuzi i tyre progjerman” nuk i lejon ta pranojnë atë fakt, ndërsa arsyetohen se këtë shpikje e paskësh bërë Enver Hoxha për ta damkosur Bizmarkun dhe Gjermaninë.  Kështu logjikon robi i lindur dhe i rritur denbabaden nën robëri.

Esad Pasha shiti Shkodrën, Ismail Qemali Janinën është titulli i shkrimit, të Armand Plakës. Për të parin ka edhe dëshmi e argumente, ndërsa për Ismail Qemalin, duhet pasur para sysh vetëm kohën historike. Janina ishte pushtuar nga grekët, rusët e francezët, pas heqjes së kokës së Ali Pashë Tepelenës në vitin 1822 dhe luftës që kishin bërë arvanitasit, suliotët,  grekët për t u çliruar nga Perandoria Turke e kohës. Qysh prej asaj kohe e deri sot,  Janina mbeti nën Greqinë. Po të ishte shkruar se atë e shiti babai i Ismail Qemalit, do të duhej bërë një analizë, por Ismaili asokohe ende nuk kishte lindur dhe nuk mund ta shiste në vitin 1912, kur ajo ishte e  pushtuar, ndërsa Greqia asokohe e mbante nën   okupim  edhe Jugun e Shqipërisë dhe priste Serbinë të bashkoheshin,  në Shkumbin, ndërsa andartët grekë masakronin shqiptarë në tërë Shqipërinë e mesme dhe të Jugut. Evropa, dhe Austrohungaria Janinën ia kishin bërë tapi grekut, afër një shekull para shpalljes së Shtetit të pavarur shqiptar, më 28 nëntor të vitit 1912.  Të gjitha këto fakte i di mjaft mirë, studiuesi Plaka, por ai hallin të ia gjejë një shok Esad Pashës dhe të dalë te konstatimi se jo vetëm ai ka shitur toka, por atë e paskëshin  bërë edhe Ismail Qemali, Isa Boletini  e të tjerë.

Dokumenti austrohungarez shkuan se  Esati është analfabet. Esati është një autodidakt dhe njeri i dhunshëm. Pra ishte analfabet sepse nuk dinte të shkruante gjermanisht, por dinte shqip, turqisht, arabisht, greqisht. Për mendjen e austriakut krejt Perandoria Turke ishte analfabete, sepse nuk dinin gjermanisht, anglisht, rusisht. Ja në çfarë burime bazohet, zbuluesi i një dokumenti të tillë,  në mesin e një piramide të tillë të plehurinave të pushtuesit austro-hungarez.

Pastaj zbulon se nëna e kreut të Mirditës, Prek Bib Dodës,  kishte vrarë nusen e djalit sepse e kishte turpëruar pasi nuk kishte mundur të bënte fëmijë

Ja se çka zbulon në atë dokument z. Plaka për Isa Boletinin

Në rini ai shkëlqeu në qitje dhe u mbiquajt “qitësi i zogjve” pasi mund të shtinte i sigurt mbi një zog edhe gjatë fluturimit. Aventurieri u bë tmerri i qarkut të Mitrovicës, derisa Abdyl Hamiti e thirri atë më pas në Stamboll. Ai i refuzoi titujt dhe ofiqet që iu ofruan, por mori një pension përkundër premtimit për t’i qëndruar besnik sulltanit; por ai e theu premtimin e tij¬ kur Shefqet Turgut dhe Mahmud Shefqet Pasha kryen ekspeditat e tyre mizore kundër Shqipërisë, e u bë kësisoj kreu i lëvizjes revolucionare. Pas shtypjes së kryengritjes shqiptare, ai iku në Mal të Zi dhe prej andej organizoi një kryengritje të re, e cila zgjati deri në shpërthimin e Luftës Ballkanike.  Isa Boletini është një kalorës shqiptar i prerjes së vjetër, një karakter i tillë i ashpër fshatar, një gjigant i qeshur.

Që na kanë sharë, na shajnë e na poshtërojnë të huajt kjo dihet, por sa është e ndershme dhe e moralshme  t’ botojmë ato sharje dhe fyerje dhe të krekosemi se paskemi zbuluar një dokument austro-hungarez, ku të gjitha personalitetet shqiptare fyhen, etiketohen, poshtërohen sikur është “zbulimi epokal”  i këtij Plakës dhe botimi me të shpejtë i  këtij  “zbulimi epokal” i gazetave burleske e sensacionale.

Një taraf studiuesish dhe botuesish shqiptarë më kujtojnë karakteret njerëzore të  Teofrastit, i cili kishte sistemuar 30 sosh, ndërsa njërin nga karakteret e kishte përshkruar kështu: Idioti pyet nënën e vetë sesi ka lindur nga ai vend i vogël, se çfarë dhembjesh ka pasur, si nuk ka vdekur ai apo  ajo gjatë lindjes,  etj.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …