Brickos

RKL: Cili është mesazhi i Serbisë dërguar Kosovës me vringëllimin e armëve në bazën ushtarake të Nishit?

RKL: Cili është mesazhi i Serbisë dërguar Kosovës me vringëllimin e armëve në bazën ushtarake të Nishit?

Politika aktuale e Beogradit zyrtar ka zgjedhur Ditën e Evropës për të demonstruar forcën ushtarake, me qëllim për ta frikësuar Kosovën dhe shqiptarët përgjithësisht dhe për të treguar se ajo vazhdon me besnikëri rrugën e Millosheviqit, duke u mbështetur edhe në përkrahjen konkrete të Rusisë, por duke harruar se gjatë bombardimit të NATO-s,  njëzet vjet më parë mbi Serbinë, Rusia nuk e kishte mbështetur, realisht edhe nuk e kishte vajtuar.  Serbët janë i vetmi popull në Ballkan që kurrë nuk kanë nxjerrë mësime nga pësimet, edhe për faktin se kanë pasur dhe kanë mbështetje të shumë shteteve të Evropës e veçmas të Rusisë.

Serbët në betejat e tyre kanë qenë të suksesshëm vetëm me vrasjen e popullatës civile të kombeve me të cilat kanë luftuar, por kurrë dhe asnjëherë në frontet e luftës. Ata e kanë shkatërruar shtetin e tyre të përbashkët me kombet e tjera sllave, ish RSFJ-në, duke masakruar kroatë e boshnjakë, me qëllim për ta ruajtur një shtet të përbashkët, ku ata do të dominonin gjithmonë. Ata,  duke u munduar ta ruajnë me çdo kush dominimin, kanë humbur edhe aleatin më besnik  gjatë historisë, Malin e Zi. Me vringëllimin më të ri të armëve do të humbin edhe Sanxhakun, Timokun dhe Vojvodinën.

Në pamundësinë e tyre gjenetike për të kuptuar se të gjithë kombet e botë duhet të kenë të drejtat e barabarta dhe duhet të vetëvendosin, ata pretendojnë t i realizojnë të drejtat e tyre duke robëruar popujt e tjerë, duke i vrarë e duke i masakruar, sepse feja dhe kisha e tyre i ka mësuar se ata janë populli i zgjedhur i Krishtit, janë popull hyjnor, të cilit duhet t i përkulën të gjithë popujt e tjerë. Këtë mësim të historisë së tyre fetare ata e marrin sapo t’ i mësojnë shkronjat e alfabetit e duke vazhduar me vetëlëvdata gjatë tërë jetës, duke i thurë himne lavdie krimeve, që kanë bërë dhe bëjnë mbi të tjerët.

Të tillë janë serbët, mjerisht janë shumica e serbëve dhe derisa janë të tillë, ata duan me çdo kusht të luftojnë për ta kthyer sundimin mbi popujt e tjerë jo serbë.

Vringëllimet e armëve në paradën e madhështisë dhe krekosjes ushtarake, kësaj radhe serbët ia  kishin  besuar kriminelit të luftës, Llazareviq ish-komandant i Armatës së Tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, në Prishtinë.  Krimineli shqiptarë-vrasës, Llazareviq është  dënuar nga Tribunali i Hagës 14 vjet burg   për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për krime ndaj njerëzimit. I dënuari për krime lufte, Vladimir Lazarviq në fjalën e tij gjatë kësaj parade ka thurur lavde për triumfin e Serbisë kundër shteteve, që sipas tij tani e kanë krijuar paktin e NATO-s.

Kjo lëvdatë e humbësit historik, nuk i ka pëlqyer ambasadorit të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, i cili  ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të autoriteteve serbe duke e quajtur edhe vendim të turpshëm. “Është një turp që një i dënuar për krime lufte të marshojë përpara atyre, të cilët tregojnë respekt ndaj aleatëve, që  vdiqën duke luftuar për paqe dhe drejtësi në Evropë” ka saktësuar Skott me këtë rast.

Serbia e kreu këtë veprim militarist me qëllim për t u treguar shqiptarëve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Tiranë, se kurdoherë ka qenë dhe është e gatshme të luftojë kundër tyre, madje me lehtësi, sepse shqiptarët kanë luftë mes veti dhe nuk bëhen dot bashkë, madje në qëndrimin e tyre ndaj Serbisë e Greqisë ka edhe shumë bashkëpunëtorë të djeshëm e të sotëm të Athinës dhe Beogradit.

Manovra e ushtrisë së Serbisë në Nish nuk është kuptuar seriozisht nga politikanët tanë, të cilët mendojnë se Kosova në rast të agresionit nga ana e Serbisë do të ruhet vetëm  nga forcat e KFOR-it, dhe ne flemë “dathë”. Andaj ndaj përveç retorikës së zakonshme nuk nxjerrin dot ndonjë mësim nga ky provokim i ri dhe shumë serioz i Beogradit. Për më tepër, politikanët tanë kanë thelluar luftën mes veti duke i treguar muskujt njëri tjetrit, duke shpallur tradhtar njëri tjetrin, duke u fryrë si gjeldeca dhe duke u mburrur se janë burra të kategorisë së peshave të rënda dhe marrin qëndrime të peshuara.

Reagimet e mefshta, sidomos nga një zyrtar i MFSK-së, i cili shërbehet me cilësimin  e ambasadorit Skott, se veprimi i tillë i Serbisë është i turpshëm, tregon më së miri mjerimin e një njeriu që pretendon të tregojë epërsi mbi Serbinë, nga pozita e qëndrimit zyrtar amerikan. Nëse Skott e quan të turpshëm një veprim të tillë ai ka parasysh faktin se vringëllimi i armëve nga Serbia, përballë forcave të NATO-s në Kosovë, është i turpshëm, sepse kemi të bëjmë me një humbës të luftës, që nuk ka marrë mësim nga pësimi. Zyrtari i MFSK-së, nuk e di se ajo që i ka hije Jovit, nuk i ka hije Bovit. (Quod licet Iovi, non licet bovi). Ai nuk e ka kuptuar faktin se  Serbia i dërgon mesazhe Kosovës dhe jo Amerikës, andaj nuk kemi të bëjmë me një vepër turpi të Serbisë, por me një kërcënim serioz, që kërkon edhe një qëndrim të përgjegjshëm të shtetit të Kosovës, jo vetëm me retorikë boshe por me një mobilizim të përgjithshëm për të mos na befasuar, serbët sikur na kanë befasuar sa e sa herë deri tani.

Serbia ka kërcënuar hapur dhe ushtarakisht Kosovën, madje në kohën kur BE-ja ka marrë përsipër zgjidhjen, që pretendohet të jetë një marrëveshje historike, por që realisht ka projektuar një zgjidhje  që do t’ i konvenonte në radhë të parë Serbisë.

BE-ja nuk ka reaguar në vringëllimin e armëve të kriminelëve serbë,  që i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar Gjykata e Hagës. Ajo nuk e qorton Serbinë për të kaluarën e saj, mirëpo duke i nënshtruar politikanët tanë servilë e gjithnjë të lakueshëm, ka krijuar një Gjykatë Speciale kundër luftëtarëve të UÇK-së dhe jo kundër Serbisë kriminale, me qëllim që shqiptarët të dënohen dhe të ndëshkohen si kriminelë, për hir të Serbisë, në mënyrë që ajo të joshej për pranim në radhët e BE-së.

Kjo është arsyeja pse BE-ja nuk reagon në vringëllimin fashist të Serbisë zyrtare kundër Kosovës por edhe kundër rajonit. Ajo kërkon që Kosova me çdo kusht ta heqë  sa më parë taksën mbi mallrat e Serbisë, kërkon dialog të pakushtëzuar dhe Kosovën e trajton si një koloni të përjetshme të Serbisë.

Duke pasur mbështetjen e fortë të Rusisë, ndoshta edhe një plan konkret të saj, Serbia për herë të parë, me tërë arrogancë po e sfidon edhe NATO-n dhe këtë nuk do të guxonte ta bënte kurrë, pa pasur një sinjal nga Kremlini, Pekini apo nga një vend tjetër.Nuk duhet harruar edhe fakti se krimineli alavit i Sirisë, Bashar al Assad, duke pasur përkrahjen e fuqishme të Kremlinit zyrtar, i nën shtroi forcat kundërshtare, të cilat i mbështeste Amerika dhe Evropa.

Dhe, pikërisht në një situatë të tillë të kërcënimit të hapur, politikanët shqiptarë akuzojnë njëri tjetrin për tradhti, demonstrojnë forcë virulente kundër institucioneve, kërkojnë ta marrin pushtetin me dhunë, mbase edhe me armë. Pikërisht në këtë kohë i shpallim tradhtarë krerët e shtetit në Kosovë e në Shqipëri, jo me qëllim për ta ruajtur Kosovën  e Shqipërinë nga Serbia e Greqia, por me qëllim për t ua marrë pushtetin dhe për të qeverisur vetë.

Në një situatë të tillë, një komb i ndarë dhe i përçarë sikur jemi ne  shqiptarët, nuk përbëjmë  dot një faktor force as mobilizimi institucional, për kundërvënie në rast të një sulmi të papritur, por ashtu si gjithnjë i mbetet popullit të vetë organizohet dhe të mbrohet në rast të agresionit.

Mesazhi kërcënues, po jo i turpshëm sa i përket  Serbisë,  sepse kërcënimet e  tilla Serbia nuk i ka ndalur asnjëherë, drejtuar Kosovës,  është shumë i qartë për mendjet e kthjellëta, por i papërfillshëm për politikanët e shumë  zyrtarë tanë të papërgjegjshëm, që edhe pas demonstrimeve të tilla të dhunës, pranojnë të bisedojnë me Serbinë, madje edhe të arrijnë një marrëveshje historike, mbi armiqësinë 13 shekuj të gjatë të shqiptarëve me serbë. Ata që u besojnë iluzioneve të tilla, nuk do të duhej ta kishin vendin aty ku e kanë, sepse e kaluara na ka mësuar se mungesa e vigjilencës, mos reflektimi në rast të paralajmërimit të rrezikut, përçarja në rastet e tilla të rrezikut kurdoherë kanë sjellë fatalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …