RKL: Çka fshihet pas nostalgjisë së politikanëve të Tiranës për titizmin dhe titistët?

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se këshilltar të tij për çështje rajonale ka emëruar, Shkëlzen Maliqin, titistin e përbetuar të jugosllavizmit, djalin e ish-sekretarit Krahinor për Punë të Brendshme të Kosovës në kohën e demonstratave të vitit 1981, shqiptar-vrasësin, Mehmet Maliqi-Cikuli. Edi Rama, ashtu sikur Sali Berisha, që kishte zgjedhur këshilltar, Damir Fazliqin, nipin e kriminelit dhe shqiptar-vrasësit, Stanishiq,  duket se nuk mund të lirohen nga nostalgjia për regjimin titist jugosllav, përderisa fshehin me kujdes nostalgjinë për regjimin e Enver Hoxhës, nga i cili e kanë prejardhjen nga gjaku, gjuha, politika, dredhia dhe ideologjia. Në arsyetimin e tij për këtë përzgjidhje Rama shpreh besim se Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkëlzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë dhe fisnik, ka saktësuar Edi Rama, i cili së shpejti  merr qeverisjen në vend.

Ky lajm, nuk është edhe aq i befasishëm, sepse asnjë Qeveri e deritanishme e Shqipërisë, prej vitit 1991 nuk ka treguar me vepër se ka qenë  imune ndaj Jugosllavisë dhe jugosllavizmit. Çuditërisht, përderisa shumica e politikanëve shqiptarë në Tiranë, luftojnë ideologjinë dhe politikën e sundimtarit komunist, Enver Hoxha, nga ku e kanë prejardhjen, ku janë shkolluar, arsimuar  “emancipuar”,  ata as e kanë fshehur as po e fshehin nostalgjinë e tyre për mbetjet ideologjike të politikës së dikurshme të bashkim-vëllazërimit dhe përbashkësisë së shqiptarëve me serbët dhe me sllavët përgjithësisht.

 

Edi Rama e di mirë se Shkëlzen Maliqi është një titist e përbetuar, i cili tërë orientimin e tij intelektual e shoqëror, në të kaluarën ia ka kishte kushtuar regjimit komunist jugosllav, duke qenë edhe vetë pjesë aktive e atij regjimi, sidomos në vitet  80, të shekullit të kaluar, kur kishte filluar fushata antishqiptare kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar dhe kur RSFJ-ja kishte vënë në jetë programin për pezullimin gradual të autonomisë së Kosovës. Pikërisht në atë kohë, Shkëlzen Maliqi, djali i Mehmet Maliqit, shqiptarë-vrasësit të njohur të Kosovës, komunistit të tipit të Ali Shukriut, Xhavit Nimanit, Kolë Shirokës, Rrahman Morinës e sojit të tyre, shkruante dhe botonte në gazetat e revistat më antishqiptare jugosllave, ku dënonte ashpër kërkesat e popullit të Kosovës për liri, drejtësi e barazi dhe kërkesën programatike për krijimin e Republikës së Kosovës. Ne, që asokohe  kemi qenë të prangosur nëpër burgjet e Jugosllavisë kemi pasur rast të lexojmë komentet antishqiptare të Shkëlzen Maliqit, Veton Surroit, Hilmi Sylës, Rrahman Dedës, Sinan Hasanit, Azem Vllasit, Agim Zatriqit e shumë të tjerëve, të cilët na etiketonin herë si bijë ballistësh, herë si enveristë, herë si marksistë leninistë e herë si irredentistë, por asnjëherë nuk na quanin me emrin e vërtetë, sepse atij emri dhe asaj aspirate i frikësoheshin, meqë parandienin se fundi i tyre do të mbaronte me turp.

Lufta e pa kompromis e Shkëlzen Maliqit, Veton Surroit dhe stafit të besnikëve të jugosllavizmit kundër militantëve të lirisë së Kosovës, kundër idesë së krijimit të Republikës së Kosovës dhe kundër mundësisë së bashkimit të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare me Shqipërinë, ka qenë lufta më e ndyrë dhe më bastarde që është shënuar ndonjëherë në historinë më të re të Kosovës. Ajo ishte jo vetëm klithma, por vetë lufta e puthadorëve të regjimit, e drejtuar kundër interesave dhe të drejtave të shqiptarëve. Ky soj nostalgjikësh i jugosllavizmit, pretendonte të mbronte idenë se shqiptarët i kishin të gjitha të drejtat dhe nuk kishin nevojë për Republikë, meqë krijimi i një republike me shqiptarë, qoftë edhe brenda Jugosllavisë ishte i papranueshëm dhe i rrezikshëm për Jugosllavinë. Edhe sot e kësaj dite, në të gjitha analizat e shkrimet e Shkëlzen Maliqit, Veton Surroit dhe mohikanëve të tjerë të jugosllavizmit të ngordhur, vërehet po ajo ideologji, po ai përcaktim politik, po ajo mendësi totalitare, po ajo vartësi nga Beogradi, ku këta kanë kaluar një pjesë të mirë të rinisë së tyre noprane e perverse.

 

Nuk mund të akuzohet Shkëlzen Maliqi për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve babai i tij, Mehmet Cikuli, por është turp, mbi të gjitha turp i pafalshëm për një njeri që i thotë vetes, filozof dhe intelektual të mos iu kërkojë falje viktimave shqiptare, që i ka pushkatuar pa gjyq, babai i tij, sikur është rasti i pushkatimit të intelektualit të njohur shqiptar, Ibrahim Lutfiu, pastaj vënia e pritave dhe likuidimi i Hasan Remnikut, Emrush Miftarit, militantit të luftës së Spanjës, Rifat Berishës e shumë të tjerëve. Të gjitha këto i di mirë Shkëlzen M. dhe asnjëherë deri tani nuk është diferencuar të paktën verbalisht për krimet e babait të tij, sepse  ai mendon  dhe është i bindur se babai i tij ka vepruar drejt dhe nuk përse t’iu kërkojë falje qindra familjeve shqiptare, pjesëtarët e të cilëve janë likuiduar pa gjyq e me gjyq, janë persekutuar dhe janë ndjekur nga regjimet jugosllave deri në qershor të vitit 1999, kur nga Kosova u dëbua antihistoria-Jugosllavia e Serbia, por jo edhe mbetjet e shumta të jugosllavizmit në Kosovë.

Pse Rama zgjodhi pikërisht  Shkëlzen Maliqin, kur në Kosovë ka edhe titistë pak më të moderuar dhe të tillë, të cilët nuk i kanë përlyer duart me gjakun e bashkëkombësve, por kanë mbrojtur regjimin, i cili i ka mbështetur dhe i ka ngritur dhe ua ka ngopur të gjitha orekset.

Pse nuk zgjodhi për këshilltar ndonjë nga ish viktimat e regjimit kriminal të Milosheviqit, pse nuk zgjodhi ndonjë nga intelektualët e njohur që kanë marrë pjesë apo që e kanë ndihmuar luftën e UÇK-së?

Ka shumë pyetje të tilla për Edi Ramën, ndërsa ai zgjedhjen e Shkëlzen Maliqit e ka arsyetuar me rikthimin e paqes dhe sigurisë në rajon, me rikthimin e kohës së artë kur këndej e andej kufirit sundonte ideologjia komuniste, edhe pse dy regjimet ishin në luftë dhe armiqësi të thellë mes veti.

 

Rama shpreh besim se Marrëveshja e Kosovës me Serbinë, (është fjala për marrëveshjen e 19 prillit 2003, të arritur në Bruksel mes Thaçit dhe Daçiqit),  ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe kjo marrëveshje, ka  hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor, rajonal, pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë dhe fisnik. Nga ky koment i Ramës kuptohet fare lehtë se Shkëlzeni i Mehmetit atij i duhet për të rivendosur marrëdhëniet me serbët, sepse ai beson me të drejtë se këshilltari i tij i ardhshëm jo vetëm që e njeh gjuhën serbe më mirë se shqipen, por e njeh edhe kulturën, traditën, historinë, politikën, nëntokën, mbi tokën  e Serbisë, e çka jo.

Çuditërisht,  Edi Rama beson se Marrëveshja Thaçi-Ashton-Tadiq paska shënuar fundin e konflikteve ( jo luftërave) dhe paska hapur perspektivë për afrimin e serbëve dhe shqiptarëve. Për një lidhje të re, apo për rikthim të epokës së bashkim-vëllazërimit të shqiptarëve me serbë, Edi Ramës i duhet Shkëlzen Maliqi, i cili me siguri se nuk do të hezitojë t’i bashkohet kryeministrit të ri të Shqipërisë, në qeverinë e të cilit bën pjesë edhe i majti i djathti, Ilir Meta, miku i njohur i Beogradit, i Tadiqit, i Daçiqit dhe i të tjerëve.

Me përzgjedhjen e Shkëlzen Maliqit për këshilltar, Edi Rama do të marrë lavde nga Brukseli e nga Beogradi, por do ta humb përkrahjen e një pjese të socialistëve të vërtetë Kosovës, të cilët me shumicë gjendën në PDK, në LDK, në Vetëvendosje dhe po thuajse në të gjitha partitë politike të vendit, pavarësisht se ata nuk vetëquhen socialistë dhe që të gjithë pretendojnë të jenë të djathtë, të qendrës apo të periferisë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …