leoni

RKL: Deklaratat prepotente, por të mjera të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit për heqjen e barrikadave

RKL: Deklaratat prepotente, por të mjera të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit për heqjen e barrikadave

Dje, pasi u lirua nga paraburgimi, ish polici i Kosovës në Veri, Dejan Pantiq, shkaktari numër një i  vendosjes së barrikadave në veriun me shumicë serbe të vendit, u kuptua botërisht se lëshimi pe i Qeverisë së Kosovës,  do të rezultojë me heqjen e barrikadave. Andaj edhe dolën me  deklarata të shpejta, Vjosa Osmani e Albin Kurtit me kanosje për heqje të dhunshme të barrikadave,  nëse këtë nuk e bën KFOR-i apo EULEX-i, ndërsa në mënyrën më hipokrite të mundshme, kryeministri Kurti deklaroi se nuk kishte dijeni për veprimin e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me  lirimin nga paraburgimi të policit  Pantiq. Madje Kurti shkonte aq larg me  këtë profkë politike  duke u shprehur se do të donte ta dinte se kush është ai person që e ka marrë atë vendim.  Po kështu ka deklaruar edhe kryetarja naive, arrogante e skandaloze, zonja Vjosa Osmani, duke u shprehur në  mbrëmjen e së mërkurës se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit dhe duke kërcënuar se nëse nuk hiqen barrikadat, nga KFOR-i dhe EULEX-i institucionet e Kosovës do të veprojnë.

Nuk besoj se niveli i saj i inteligjencies e pranon realisht këtë deklaratë, por është përpjekja për të ndërtuar identitet politik dhe për të ia veshur vetes meritat ashtu sikur bëjnë edhe  Xhelali e Albini, secili në mënyrën e vet, sepse ata tani po e shkruajnë historinë e vërtetë të Republikës së Tretë të Kosovës, “republikës kurtiane”.

Po pse sot, kur pritet të fillojë tërheqja, pas garancive të shumta që i kanë dhënë Vuçiqit Amerika dhe BE-ja pse sot  nuk këndon dueti Osmani-Kurti. Pse nuk demantohet kjo deklaratë e Vuçiqit, nëse e vërteta është ndryshe: Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se paraprakisht janë dhënë garanci nga Amerika  dhe BE-ja, se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen. Heqja e barrikadave në veri të Kosovës nis të enjten. Vuçiç pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se largimi i barrikadave nga rrugët në veriun e Kosovës do të fillojë mëngjesin e së enjtes. “Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”. Ai mbrëmjen e së mërkurës takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë në jug të Serbisë dhe njoftimi se barrikadat do të hiqen në ditën kur një gjykatë në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të ish policit serb, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit çoi në bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë garantuar se asnjë nga serbët që vendosën bllokadat, nuk do të ndiqet penalisht.

Kjo gjendje më kthen në kujtesë atë  anektodën  e Nastradinit, të cilit fqinji ia kishte kërkuar gomarin për një shërbim, po ai i kishte thënë se gomarin ia kishte dhënë dikujt tjetër, në kohën kur ata po bisedonin gomari kishte pallur, andaj fqinji i kishte thënë Nastradinit. -Ja gomari qenka aty. I zënë ngushtë Nastradini ia kishte kthyer me egërsi: kush je ti që i beson më shumë palljes së një gomari, sesa fjalëve të një myslimani?

Jo pak herë Albin Kurti iu ka drejtuar kritika të ashpra medieve në Kosovës se po bazohen në  lajme e komente nga mediet e Serbisë, të cilat sipas tij të gjitha përhapin vetëm gënjeshtra.

 Përpjekjet për ta paraqitur humbjen si fitore, janë të mjera dhe naive, sepse “fshati që shihet nuk do kallauz”, sepse nuk ka vend për krekosje, kur e di fare mirë se nuk mund ta arrestosh asnjë nga serbët, që deputetët e Vetëvendosjes me Xhelal ministrin në krye i kanë shpallur “kriminelë” në kërkim për arrestim.  Ku mbetet tani deklarata e Sveçlës se do të arrestojë çdo kriminel në veri të Kosovës. Por Xhela ka një edukatë të tillë të shprehur personale, me rëndësi është të rrahë gjoks, të bëjë selfie në veri në mesin e policëve dhe  të krekoset se është kurdoherë në detyrë, nuk është me rëndësi sesi deklaron Vuçiqi,  por çka thotë, Xhela.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …