RKL: Dëshmitarët e mbrojtur të Dik Martit janë në siklet pasi nuk u votua Gjykata Speciale

Fushatat kundër UÇK-së, në disa medie e portale të Kosovës janë tema të përditshme në shprehjen e mendësisë totalitare, komuniste-jugosllave nga disa gazetarë e analistë. Ata, që e kanë mizën pas veshit, dëshmitarët e mbrojtur të Dik Martit, tash për tash të paragjykuar,  meqë nuk kemi dhe as do të kemi ndonjëherë një listë, legale, zyrtare, kanë filluar të sikletosen ashtu si djalli para zjarrit. Ata kanë filluar, që në shkrimet e tyre të ndragëta e të pista  të sulmojnë si zakonisht luftën e UÇK-së dhe të gjithë komandantët e saj, Lëvizjen Vetëvendosje, partitë e dala nga lufta, madje edhe PDK-në e Hashim Thaçin, i cili është “lider” i pranimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, thellë i bindur se një gjykatë e tillë do të dështojë gjatë seancave gjyqësore në rastet që kanë të bëjnë me trafikim organesh, sepse kjo shpikje monstruoze doli në sipërfaqe nga bijtë e bijat e spiunëve të Serbisë e Jugosllavisë, madje shtatë vjet pas luftës në Kosovë. Ata, madje shkojnë aq larg sa edhe mos-votimin në Kuvend ia adresojnë Thaçit.(!)


 


 


Sikletosja e spiunëve të Serbisë është e kuptueshme, sepse dështimi i themelimit të një gjykate të tillë raciste, antishqiptare, është në radhë të parë dështim i “ spiunimeve” të këtyre bashkëpunëtorëve me ADN të përjetshme gjenetike, të nënshtrimit dhe servilosjes ndaj të huajve, që nga Koha e Baba Dovletit, e Krajlit, e Titos dhe së fundmi edhe e Milosheviqit.


 


Këta bastardë, që e kanë shpallur krye-vrasës madje edhe Legjendarin e UÇK-së, Adem Jashari, nuk janë të shumtë në numër, por kanë mbështetje të fortë nga mbetjet e regjimeve gati njëshekullore sllave në Kosovë dhe nga një segment i shërbimeve të huaja, gjithnjë antishqiptare. Këta kanë përkrahjen e Vuçiqit, Daçiqit, Dik Martit, Karla del Pontes, UNMIK-ut, EULEX-it, një segmenti antishqiptar të BE-së, pjesës më të madhe të zyrtarëve të lartë dhe deputetëve të LDK-së, si dhe të gjitha strukturave pro-serbe të kohës së para luftës e të pas luftës. Po ashtu i kanë të rezervuara hapësirat për publikim në mediet, që identifikohen me ideologjinë e bashkim vëllazërimit dhe ngjizjes së shqiptarëve me serbë, ashtu sikur është ngjizur soji i tyre.


Në këtë konstelacion forcash duket se janë “dikushi” dhe kanë mbështetje, por burracakëria e tyre dhe shpirti profan nuk i lë të qetë për asnjë çast, meqë orientimi kundër shumicës së popullit, të cilit i takojnë nga gjuha, mbase edhe nga gjaku sado i përzier qoftë, i bën të mjerë e frikacakë.


 


Ata e zbrazin urrejtjen dhe mllefin e tyre duke sharë UÇK-në dhe duke mohuar luftën çlirimtare. Dhe kjo mbetet me kaq. Kjo po bëhet qëllim për vetvete, meqë ata nuk mund e shtyjnë procesin e historisë tutje, nuk e tronditin dot UÇK-në, e cila jo vetëm që është e gjallë, por ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e fortë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnike. Edhe pse janë munduar me të gjitha forcat, armiqtë dhe kolaboracionistët  nuk kanë arritur ta pengojnë asnjë prej proceseve afirmative, çlirimtare e kombëtare. Këta kanë qenë dhe po mbesin zagarët që lehin karvanët e ecjes përpara të Kosovës drejt bashkimit me Shqipërinë dhe me të gjithë shqiptarët. Kjo aspiratë  ata i tmerron, sepse shpirti i tyre i lektisur me jugo-serbizim nuk pajtohet dot që shqiptarët të kenë një shtet të tyre të fortë në Ballkan.


 


Përkrahja intensive nga Serbia dhe të huajt, iu jep shpirt, forcë, guxim, këtyre servilëve të përjetshëm të të huajve. Mercenarët e sotëm u japin mbështetje financiare për t’ i mbajtur mediet, portalet, për të blerë vetura luksoze, shtëpi të kushtueshme dhe për të jetuar si mos më mirë, si dikur në kohën e kryekriminelit, Milosheviq, ashtu edhe tani në Kosovën e lirë e të pavarur, e cila u bë realitet falë gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, gjak të cilin ata e fyejnë dhe e nëpërkëmbin, sepse gjatë luftës kishin ikur sikur zagarët e trembur  në radhë të parë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.


 


Sikleti, zhgënjimi, frika janë tre faktorë të bezdisë, të sekëlldisë dhe insomisë së këtij soji bastardësh. Jeta e tyre kurrë nuk do të jetë e qetë, sepse me gjuhën e tyre të ndragët, me qëndrimin antikombëtar, me gënjeshtra e mashtrime ata kanë prishur ekuilibrin e tyre mental-ekzistencial, kanë marrë rrugë pa kthim drejt fundosjes së sigurt, ashtu sikur në të kaluarën kanë bërë  vëllamët e tyre nga origjina, ballabane, toptaniane, kryezeze, zogolliane, vllasiqe, shukriqe, tani të identifikuara si  robelle, surroje, matushe, lubojeviqe, buzhiqe, drize, bardule, haxhiste, etj. Këto jashtëqitje, këto mbetje, këto zhuga të kombit, kanë qenë të vdekur edhe për së gjalli, edhe atëherë kur mund të jetë kryer ndonjë atentat fizik mbi ta. Është shumë më i rrezikshëm atentati i pranishëm në trurin e tyre që do t’i përcjellë deri në krrokatjen  e frymës së  fundit të jetës.  E mjerë, e trishtueshme, e bezdisshme, e egër dhe e pa asnjë vlerë është jeta e tradhtarit, jeta e bastardit, jeta e atij që shanë kombin e vet, gjakun e vet, nënën e babanë e vet…


“Nga lufta veç ai largohet,


Që është i lindur tradhtar”, thuhet në tekstin e himinit tonë kombëtar. Lufta kundër interesave të kombit, lufta në shërbim të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë, tri vende të cilat UÇK-së e quajnë terroriste,  iu bën nder vetëm mendjerobërve, vetëm bastardëve, vetëm atyre që kanë lehur dhe vazhdojnë ta lehin UÇK-në fenikse, e cila rilind nga hiri i vetë, sa herë e kërkon nevoja për të mbrojtur shqiptarët dhe për të krijuar një Shqipëri të vetme në Ballkan. 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …