RKL

RKL: Frashër Demajt i takon me shumë mëritë posti i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Deklaratat publike dhe shkrimet “historike” të historianit, deputet i LDK-së, Frashër Demaj, janë pasqyra më besnike e cila ilustron më së miri se me çfarë horrash është mbushur kjo Akademi e cila  i kushton disa milionë euro në vit, buxhetit të mjerë të Kosovës. Kjo akademi e cila qysh prej fillimit të themelimet, nga LSPP-ja e deri sot udhëhiqet nga idealizmi i bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë, është i vetmi institucion i Kosovës, që i ka mbetur besnik deri në neveritja, patriotizmit jugosllav, që nga Pajazit Nushi, e deri tani te Mehmet Kraja.

Shkrimet, “studimet” paraqitjet publike të kësaj krijese dhe të akademcave të tjerë të kësaj –jugo-ngrehine,  që mohojnë apo relativizojnë krimet e Serbisë në Kosovë, në emër të bashkëjetesës dhe me qëllim që fëmijët tanë në shkolla,  të mos edukohem me gjak e masakra, por ta harrojnë të kaluarën, për hir të së ardhmes,  përfaqësojnë mendësinë super të moderuar të “akademcave” tanë trima, por edhe mujsharë, gjuhëndyer, përbuzës dhe mohues së luftës së UÇK-së dhe përkrahës të përjetshëm të bashkëjetesës serbo-shqiptare.

Fakti se deri sot nuk ka reaguar asnjë bashkë akademik, koleg i Demajt, është treguesi më i mirë që zbulon se cila është atmosfera, antikombëtare e antishqiptare, e cila mbretëron në këtë “jugo-shqipo-kruzhok”, pjesë përbërëse  e Akademisë Serbe, për nga përmbajtja, vlerësimi dhe zhvlerësimi i historisë shqiptare, sipas kërkesave politike të kohës.

Mos distancomi i akademikëve, anëtarë të kësaj akademie, flet vetë, madje për të qenë edhe më mirë, do të duhej që këta “akademca”, Frashër Demajn me një vendim të shpejtë, në mos më shumë,  ta emërojnë kryetar nderi të ASHAK-ut, të LDK-së. Ai i plotëson të gjitha kushtet, madje ka përparësi korpusin trupor, arrogancën, trimërinë, kuptohet pas luftës, stilin dhe qëndrimin ushtarak të klasës që i takon, mençurinë e parashikimit, guximin e papërmbajtur dhe shumë vlera të tjera, të cilat nuk duhet të nënçmohen.

E them pa cinizëm se Frashër Demajt i takon kreu i kësaj akademie, sepse është përfaqësuesi më tipik i saj, sepse ai kurrë deri sot nuk i ka tradhtuar qëndrimet e veta, ashtu si kryetari aktual, Mehmet Kraja, i cili gjatë 20 viteve të kaluara  ka sharë, ka fyer, ka ironizuar, përbuzur e denoncuar luftën e UÇK-së dhe tani kritikon Gjykatën Speciale, të cilën dikur e ka kërkuar me shpirt e me zemër.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …