RKL

RKL: Gjasat për formimin e Qeverisë Hoti me 61 deputetë, nuk janë shumë reale

Gjasat për formimin e Qeverisë Hoti me 61 deputetë nuk janë shumë reale, meqë ky numër vështirë së do të arrihet në përpjekjen e parë për themelimin e Qeverisë së re, si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019 dhe i mosbesimit që iu bë Qeverisë Kurti nga aleati bashkë qeverisës i LDK-së,  gjithsej  86 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nuk thuhet kot se në politikë “vetëm armiqtë janë të sigurt, miqtë jo”. Deputetët e caktuar qoftë për inate personale brenda partisë, qoftë për favore e para, jo vetëm njëherë kanë votuar kundër partisë, e cila i ka bërë deputetë. Në raste të tilla, ata fillimisht e shpallin veten të pavarur, sepse këtë ua mundëson sistemi zgjedhor dhe rregulloja e Kuvendit, pastaj me kohë kalojnë gjithnjë sipas interesit të tyre individual. Deputetët e tillë bëhen masha për arritjen e qëllimeve të tyre të caktuara politike, por në fund mbesin edhe jashtë partisë.

Shit-blerja e deputetëve nuk është diçka e re në Kosovë,  por as në Shqipëri, ku partitë politike ballafaqohen me deputetë kryeneçë, mujsharë e prepotentë, të cilët duan me çdo kusht ta imponojnë qëndrimin e tyre, duke manifestuar pakënaqësitë e caktuara.

Paralajmërimet  e sotme, tregojnë se disa deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti, po ashtu kanë bërë edhe dy apo tre deputetë të partive të tjera, derisa Qeveria pretendon se i ka 61 deputetë që do ta votojnë Qeverinë e re, pa llogaritur në qëndrimet e shkizmatëve nga radhët e veta.

Me qëllim që secili të arrijë synimet e veta, do të vazhdojë edhe më tej kriza qeveritare dhe krejt këtë barrë do ta paguajnë mbi kurriz edhe shumica që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, por edhe ata që kanë marrë pjesë dhe kanë zgjedhur këta, që e kanë sjellë vendin në këtë pozitë.

Kur është në pyetje interesi i tyre partiak me qëllim për ta marrë pushtetin dhe për ta pasur në dorë Buxhetin e Kosovës për katër vjet, aq sa  është  thesari financiar që sjellë pushteti,  disa nga këta janë në gjendje edhe të vriten mes veti jo më ta kthejnë kokën nga pandemia, dhe rreziku që të  zhvlerësohet pikërisht për t’ i  shpallur sa më parë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat edhe po të mbahen  do të jenë po ashtu të pamundshme të sjellin rezultate që do ta stabilizonin vendin, sepse Vetëvendosja është e armiqësuar me të gjitha partitë dhe e vetme nuk fiton madje as 20 deputetë pas rënies fatale së fundit. PDK-ja po ashtu insiston që fitoren ta marrë vetë dhe ka paralajmëruar se nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie, edhe pse nuk e ka të sigurt as arritjen e 6 Tetorit, ndërsa partitë e tjera vërtiten rreth pazareve politike, të cilat gjithnjë sjellin leverdi.

Se gjasat për formimin e Qeverisë së re nuk do të jenë aspak të lehta, sot ka paralajmëruar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Ai ka deklaruar se nesër kur pritet të votohet qeveria e re, deputetët e kësaj partie do të veprojnë sipas mandatit të tyre, porse nuk ka treguar saktësisht çfarë hapash do të ndërmerren. Ai nuk e di se a do të ketë gazë lotsjellës, apo protesta në sheshe gjatë kohës kur do të mbahet seanca.

“Lëvizja Vetëvendosje sikur gjithmonë edhe nesër do të jetë në anën e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhurin e vet, do të jetë në përputhje me qëndrimet e saja politike dhe secili deputet do të jetë në përputhje me mandatin e tij dhe me besimin që ua kanë dhënë qytetarët. Seanca e nesërme po mbahet në rrethana shumë të vështira ku akoma pandemia nuk ka mbaruar, ashtu siç është mbajtur edhe seanca për mocion kur kishte filluar pandemia, por duket që ata që e kanë thirrur këtë seancë nuk e kanë hallin as të shëndetit të qytetarëve as atëherë e as tash”, tha Selimi, pa përmendur protestën e Vetëvendosjes ditë më parë  në qendër të Prishtinës, në kohën e pandemisë, ku ishin tubuar mijëra veta për ta përshëndetur, Albin Kurtin.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …