leoni

RKL: Gjuha fashiste e Daçiçit në OKB, bëri që shumë ambasadorë të mbajnë kokën ulur

             Në seancën e fundit të OKB-së, sekretari i saj, Ban Ki Mun paraqiti raportin tremujor me konstatime paushalle, gjithnjë duke u mbështetur në zhvillimet e fundit në vend dhe duke pretenduar se UNMIK-u po i kryen detyrat me rregull.(!) Si për habi, të gjithë diskutuesit kanë përshëndetur  punën e UNMIK-ut edhe pse ky mision është rrudhur vetëm në veri të vendit  me  AKS-në. Shqiptarët në Kosovë as e dinë se ky mision ka ende kompetenca, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

 

            Diskutimet  apo konstatimet tremujore në OKB  nuk kanë kurrfarë ndikimi në Kosovë, ku Bashkim i Evropian i ka marrë kompetencat e OKB-së dhe të krejt Qeverisë së Kosovës. Është anakronike dhe krejtësisht jashtë realitetit ekzistues paraqitja e raporteve tremujore në selinë e OKB, për t’ iu kujtuar shqiptarëve rezolutën e ngordhur 1244, të KS kur më shumë se gjysma e vendeve të botës e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka pranuar se shpallja e pavarësisë nuk ka rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

 

            Diskutimi i pionierit të Milosheviqit, Ivica Daçiq, u manifestuan me qëndrimet e njohura hegjemoniste e fashiste serbe ndaj Kosovës, me injorimin e pranisë së përfaqësueses së Kosovës, Vlora Çitaku, ambasadore e vendit tonë në Amerikë dhe si gjithnjë me qëndrimet pro-serbe të përfaqësuesit rus, spanjoll e disa të tjerëve.

              Shumica dërrmuese e diskutuesve kërkuan që të vazhdojë zbatimi i Rezolutës 1244, të ndriçohet fati i të pagjeturve, për të cilët pretendohet se janë serbë, meqë ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku asnjëherë nuk reagoi për ta bërë të ditur faktin se janë 1800 shqiptarë të zhdukur e të tretur nëpër minierat e shkritoret e Serbisë dhe jo e kundërta, të cilën e ka plasuar propaganda serbe brenda OKB-së.

Qëndrimet injoruese, me tone gjithnjë fashiste e raciste të Daçiçit, madje duke akuzuar edhe OKB-në pse ka lejuar të marrë pjesë e të flasë përfaqësuesja e Kosovës, kur KS i OKB-së nuk e ka pranuar pavarësinë  e vendit tonë, nuk ngjallen reagimin e asnjërit prej përfaqësuesve, të cilët kokulur prisnin akuzat dërrmuese me një fjalor prepotent të Daçiqit, gjithnjë në stilin e retorikës së Milosheviqit.

             Gjuhës antishqiptare, fyese, cinike dhe urrejtëse e Daçiqit nuk iu kundërvu asnjë përfaqësues, për veç ambasadores, Çitaku, e cila me gjithë dronë, pasigurinë, injorimit në përfaqësim, (meqë të gjithë diskutuesit i drejtoheshin vetëm si, zonja Çitaku), arriti t’ i thotë, çetnikut-socialist serb, se Beogradin  dhe Serbinë nuk e pyet askush në Kosovë.  “Të jeni të sigurt se ne nuk do të lejojmë retorikën e fqinjit tonë të na pengojë në përkushtimin tonë për ndërtimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare në vend. Nuk do të negociojmë me Serbinë, ashtu siç nuk do të kërkojmë leje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ambasadorja e Kosovës në Amerikë, zonja Çitaku, e cila me këtë rast, gjatë seancës në OKB,  ka zëvendësuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ai nuk udhëtoi për në Nju Jork, për shkaqe tashmë të njohura.

           Nëse bazohemi në referimet e diskutimit e përfaqësuesve të shteteve të ndryshme të botës, anëtare të OKB-së, në radhë të parë hetohet se e vërteta dhe zhvillimet në Kosovë, interpretohen vetëm nga lajmet ditore dhe jo nga historiku i zhvillimeve në vend prej vitit 1999 e deri tani. Fakti se shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në diskutim pretendon se UNMIK-u luan rolin vendimtar në Kosovë, dhe kërkojnë zbatimin e rezolutës 1244, tregon për mungesë elementare të informimit, ose bombardimit me propagandë nga autoritetet serbe, sepse përfaqësuesit e Kosovës, diskutuesit e seancave paraprake nuk kanë arritur që me diskutimet e tyre ta prezantojnë procesin politik nëpër të cilin ka kaluar vendi. Këtë nuk e ka bërë as zonja Çitaku, e cila duket se kishte dëgjuar me vëmendje diskutuesit nga vende të ndryshme të botës, por u kufizua vetëm në fjalën e saj replikuese me Daçiqin.

             Edhe 16 vjet pas luftës dhe afër tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë larg synimeve për të qenë e pranuar dhe e barabartë në gjirin e vendeve të botës. Mungesa e faktorit unifikues gjithëshqiptar në Ballkan, bën të çështja shqiptare të mbetet parciale, pa ndikim dhe pa mundësi për ta zënë hapin me kohën. Për ndeshtrashat, përçarjet, hasmëritë, inatet, bajraktarizmin, kryeneçësinë, banalitetet, naivitet e njerëzve tanë që janë të thirrur të merren me popullin e kombin, nuk na ka faj OKB-ja, as BE-ja dhe askush në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …