RKL

RKL: Kur Shpirtskllevërit tregojnë shpirtin e tyre skëterrë dhe flasin në shumës në emrin e shqiptarëve

Disa të vetëquajtur analistë, madje edhe “filozofë” e krerë klanesh, pretendojnë të paraqiten edhe si baballarë të kombit, duke zbuluar se sipas tyre,  qenkemi popull i vogël dhe aq shumë na paskan shtypur sa gjithnjë paskemi qenë të detyruar të ulim kokën e të ikim maleve.

Shqiptarët as kanë qenë as janë popull i vogël. Vetëm në Ballkan dhe Evropë jemi hiq më pas se 12 milionë, ndërsa në të kaluarën nën Perandorinë Osmane kemi qenë popullata më e madhe e Ballkanit. Sipas të dhënave të Sami Frashërit, në shekullin 19-të,  në Ballkan kishte më shumë se 2 milionë e 400 mijë shqiptarë, në kohën kur Serbia ishte shpallur shtet vasal, në vitin 1830  dhe kishte 700 mijë banorë, ndërsa  Greqia në vitin 1821 rreth 900 mijë.

Fakti se jemi të ndarë në pesë shtete është tjetër histori.

Edhe hungarezët jetojnë në pesë shtete, madje edhe serbët, jetojnë në katër shtete e kështu me radhë.

Po të flasë në njëjës, një ekzemplarë i tillë edhe mundet, sepse skllavi logjikon në mënyrën e skllavit dhe tërë botën e sheh me syrin e vet, ashtu sikur njeriu që ka lindur në ndonjë bordel dhe mendon se atje është atdheu i tij dhe se tërë bota ka lindur nëpër bordele.

Por kur  një srib i tillë bën përgjithësime, duke folur për tërë kombin dhe duke e identifikuar me veten e tij,  kemi të bëjmë me një idiotizëm, më shumë sesa me një sharlatanizëm.

Ky ekzemplari që vetë është strukur dikur në male, ose është strukur  me mendjen e tij, në ndonjë fosil imagjinar me gotën e rakisë pranë, derisa përpiqet t i fyejë shqiptarët por edhe veten për ta pasur më lehtë,  thotë se të gjithë shqiptarët qenkan strukur maleve gjatë gjithë historisë, duke i anashkaluar qytetet shqiptare, fushat e gjera e të gjata ku nuk mund të fshihesh edhe po të duash.

I tilli pretendon të na mësojë se “Albanologjia heroike na paska qenë një propagandë”, por pa dhënë as edhe një shpjegim se për çfarë albanologjie flet, apo ndoshta ka ngatërruar atë me ndonjë farë  iks-Albanie. Ai kërkon një emancipim, por nuk flet për çfarë emancipimi e ka fjalën, po e zëmë se e di kuptimin e fjalës. Edhe me këtë rast flet në shumës, duke përbuzur kombin, gjuhën, historinë e qëndresës, dëshmorët e martirët, të cilët nuk i disponon fjalori i tij i munguar e mendja e çjerrë.

Ky kokuluri që i sheh të gjithë shqiptarë si vetë, nuk ka dëgjuar kurrë për një Skënderbe, për një Ali Tepelenën, për një Sylejman Voksh  e Mic Sokol, për një Oso Kukë e Azem Galicë për një Adem Jashar e mijëra të tjerë, por i sheh shqiptarët vazhdimisht kokulur, skllevër sikur mendja e shpirti i  tij akull, i avulluar në kthetrat e pacifizmit të lerosur.

Ky i ka hapur “shalët” për veten e tij, punë e madhe se  “agraisen” të tjerët.

Njeriut që ecën me duar për tokë e këmbët përpjetë, domosdo i  duket se njerëzit po ecin me kokën në qiell e me këmbë për tokë.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …