leoni

RKL

RKL: Kush do të fitojë shumicën në zgjedhjet e ardhshme: “Krahu i bashkuar i luftës”, LDK-ja apo Vetëvendosja?

Sondazhet e disa partive politike manipulojnë jo vetëm me ecurinë e punës së tillë, por janë edhe pjesë e propagandës zhurmuese,  e cila te një shtresë e njerëzve të pa informuar ka ndikim  të madh.

Disa parti politike, veçmas Vetëvendosja, ka qenë dhe  po mbetet më ngulmuesja dhe më e zhurmuesja në afishimin e sondazheve që parashohin fituesin në zgjedhjet e ardhshme.

Në dukje të parë kjo manifestohet me vetëmburrje, si pretendim propagandues, për ta mbajtur moralin e elektoratit, dhe për të bindur të votojë  shumicën e qytetarëve, të cilët nuk e përfillin daljen në zgjedhje, që nganjëherë  janë gati 60 për qind.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një sondazh në lidhje me preferencat e votuesve për partitë politike. Duke iu referuar këtij sondazhi ai beson se Vetëvendosja do t’i fitojë 55 deputetë, madje ka  premtuar se partia e tij dhe e Albin Kurtit do ta tejkalojë sondazhin e të ashtuquajturit, OMNIBUS NGA UBO CONSULTING. Natyrisht se askund në bëhet fjalë se kush e ka porositur, financuar dhe mbështetur këtë sondazh.

Rezultati i sondazhit i bie fort tupanit se kush duhet të fitojë dhe kush do t’ i fitojë  zgjedhjet e parakohshme.

Shikuar realisht publikimi i këtij sondazhi, me një trajtim të gjithanshëm nga nënkryetari i Vetëvendosjes, është përpjekje tejet serioze që paralajmëron se sondazhi qenka  përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik. Dhe për atë se si e shohin qytetarët tanë “mirëqeverisjen” e Hotit dhe “opozitarizmin” e PDK-së”.

 

Sondazhi si i tillë, ku Vetëvendosja po fituaka 55  deputetë, PDK-ja 19, LDK-ja 18, AAK-ja vetëm 8 dhe pastaj partitë  e quajtura minoritare 20 deputetë, është dëshira maksimale e z. Bislimi dhe e krerëve të Vetëvendosjes, por krejt kjo mbetet për t’ u parë dhe për t’ u vërtetuar.

Formulimi gjuhësor “parti minoritare” nënkupton partitë e vogla si Nisma, AKR dhe partitë e pakicave kombëtare. Margjinalizimi i kësaj pjese të elektoratit, nga projektuesit e zbatuesit e sondazhit  është bërë me qëllim të zhvlerësimit të kësaj force, sado që përvoja ka treguar se sa vlerë ka edhe “minoritari” në formimin e Qeverisë, qoftë ajo vota e vetëm një deputeti dhe kjo ndodhi me Qeverinë aktuale.

Jo rastësisht thuhet: nga e thëna në të bërë është një det i mbushur me rërë.

Nuk mjafton spoti “Liria ka një emër”, por “Bashkimi bën emër”.

Mund të ndodh fare lehtë që partia me numrin më të madhe të deputetëve të jetë PDK-ja, apo LDK-ja. Këto parti kanë fituar të gjitha zgjedhjet prej vitit 2001 e deri sot, me përjashtim të zgjedhjeve të fundit, ku me vetëm një deputet më shumë se LDK-ja, fitoi Vetëvendosja, me mbështetjen e Mërgatës.

Bashkimi i Nismës me PDK-në, eventualisht edhe bashkimi i AAK-së, qysh sot do të tregonin fituesin dhe mbetet për të besuar se këto tri parti, të dala nga lufta nuk do të duhej të hezitonin që të bashkoheshin në një koalicion parazgjedhor, në radhë të parë, për t’ iu  treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se Gjykata Speciale, me njëanshmërinë e vet nuk e ka dobësuar këtë krah politik, përkundrazi e ka bërë më unik dhe më të fortë.

Po krejt kjo nuk arrihet nëse nuk financohet  edhe një sondash  si ky i Vetëvendosjes, meqë  nuk do të sjellë efektet e reklamës propaganduese. Nuk mjafton spoti “Liria ka një emër”, por “Bashkimi bën emër”.

Bashkimi i tri partive të dala nga lufta e UÇK-së, jo vetëm që duhet kuptuar si domosdo historike, për momentin nëpër të cilin po kalojnë si shtet dhe si komb, por  edhe për ruajtjen më të gjerë të unitetit kombëtar, me qëllim të  një kundërpërgjigjeje të fuqishme ndaj qarqeve antishqiptare, që kurrë nuk kanë qenë as janë të pakta, duke llogaritur edhe klasën e mercenarëve “shqipfolës” që i kanë rekrutuar  në radhët e veta dhe kundër interesit të vendit dhe të kombit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …