Albin Kurti

RKL: Prepotenca cinike e Albin Kurtit ndaj opozitës e kundërshtarëve politikë

Sjellja fyese e përçmuese e Albin Kurtit, ndaj opozitës në radhë të parë tregon se ky njeri ka probleme të rënda psikike, të cilat janë përshtresuar në trurin e tij  nga trashëgimia 15-vjeçare, në opozitë dhe në përpjekje për ta marrë pushtetin.

Tani, kur gati gjysma e popullatës votuese të vendit ia ka dhënë besimin, ai ndihet fitimtar, ashtu si ai kalorësi ambicioz e zevzek, i cili  merr aq turr për të hipur mbi kalë, sa kalon shalën dhe përplaset në anën tjetër.

I tillë është tash për tash, Albin Kurti. Herën e parë, veproi pikërisht si “kalorësi”, meqë arriti të qëndrojë në Qeveri vetëm 50 ditë legale dhe 50 të tjera, jo legale. Tani kur ende nuk e ka mbushur 100 ditëshin, ai ka krijuar një siguri në vete dhe paraqitet nga “maja” e dijes, veprimit, besimit superior për vetveten,  bashkë me  arrogancën, cinizmin e papërmbajtur, urrejtjen patologjike që ushqen për opozitën dhe për krejt ata që nuk mendojnë si ai.

Duke i lakuar fjalët sipas metodës së tij eklektike, ai pohon dhe mohon në të njëjtën kohë, duke lënë të kuptohet se zotëron manipulimin e mendimit dhe deklamimit, sipas kutit dhe nevojës.

E thotë publikisht në Bruksel se  “vendet e Ballkanit duhet të çlirohen nga kriminelët e luftës”, pastaj para publikut në Kosovë, thotë se opozita është e paaftë për ta kuptuar rezonin e tij filozofik duke shpjeguar se  “Unë nuk besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës, por unë besoj që kriminel të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por ka edhe në veri, në Bosnje e mund të ketë edhe në Mal të Zi”, ka thënë Kurti. Por i gjithëdituri Kurti ka anashkaluar me hipokrizi sintagmën, vendet e Ballkanit, ku radhitet edhe Kosova, si vend si shtet, i pranuar nga shumica e vendeve të botës dhe nga shumica e vendeve të Ballkanit.

Nëse Kurti në Bruksel, ka lënë të nënkuptohet se Kosova ende nuk është shtet,   por do të bëhet shtet me qeverisjen e tij,  atëherë qëndron konstatimi se ai ka folur për Serbinë, Bosnjën, Kroacinë e Malin e Zi dhe jo për Kosovën.

Në të kundërtën krejt kjo është një hipokrizie e ulët.

Kurti në Bruksel përmend shtetet e Ballkanit, duke lënë të nënkuptohet se edhe Kosova është shtet dhe nuk ka qenë e kursyer nga kriminelët e saj.

Ja si sqarohet  Kurti:  “Edhe në këtë kuvend edhe në media unë kam folur për kriminelët e luftës dhe paqes, nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Serbia e din për kënd e kom pas fjalen, nuk e di pse në Kosovë lajmërohen disa.., Unë nuk besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës, por unë besoj që kriminel të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por ka edhe në veri, në Bosnje e mund të ketë edhe në Mal të Zi”, ka thënë Kurti.

Pastaj, gjithnjë sipas  dijes së tij të pakufishme Kryeministri  Kurti ka shtuar se rreziku më i madh për Qeverinë e tij është mungesa e kritikës. “Më lejoni t’ju them që unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritikë, dhe rreziku më i madh për Qeverinë është mungesa e kritikes, ne nuk kemi rrezik tjetër. Ne kemi problem të madh me juve se jeni të paaftë me bo kritikë. Ne nuk po shohim e as nuk po e dëgjojmë kritikën e opozitës”, ka thënë Kurti.

Cinizmi dhe urrejtja pa fre që ka, Albin Kurti, për opozitën e shpie deri atje sa atë ta shpallë krejtësisht të paaftë, meqë ajo nuk po e kuptuaka diskursin e tij politik, madje kjo qenka e rrezikshme edhe për vetë pozitën, sepse nuk paska kush ta kritikojë, duke i përjashtuar të gjitha kritikat reale dhe të dëshmuara të një pjese të opozitës dhe duke lënë të kuptohet se ata nuk dinë të kritikojnë, sikur ka ditur ai në kohën e tij, duke sulmuar me molotov objektin e Kuvendit, duke hedhur  shishe uji, gaz lotsjellës e  duke sjellë e përcjellë  dhunë fizike në Kuvend.

Këtë e nënkupton si kritikë të njëmendët Albin Kurti, dhe realisht ka pak të drejtë, sepse aktualisht në radhët e opozitës parlamentare nuk ka deputetë që t’ ia kthejë Kurtit me të njëjtën masë. Ai është i sigurt se skenat e tij në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, nuk mund të përsëriten nga një opozitë e reformuar, që e kupton me një logjikë ndryshe parlamentarizmin.

Megjithatë, duket se Albini dhe albinët e tij nuk  e kanë dëgjuar atë rrëfimin për “hundëleshin”, i cili fare lehtë mund të dalë në skenë, nëse Kurti e kurtët vazhdojnë të demonstrojnë, virulencë e arrogancë, të vetmet “cilësi e virtyte” të cilat i posedojnë, madje i kanë kualifikuar e stërkualifikur  dhe i kanë një “nus” prodhim, që nuk i kishin në kohën  kur në Kosovë luftohej për jetë a vdekje,  kundër regjimit kriminal të Serbisë. Këtu bëjnë përjashtim një përqindje krejt e vogël e atyre eprorëve e luftëtarëve të lirisë, të cilët vegjetojnë në Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ende duke i besuar motos:  Vetëvendosje-jo negociata!

Kosova nuk e ka luksin e thellimit të ndasive, përçarjeve e konfrontimeve të brendshme, në kohën kur e pret një moment shumë i ndërlikuar dhe krejt i pafavorshëm në bisedimet e kushtëzuara me Serbinë, me pranimin e kompromisit si njëlloj “preambule” të negociatave, në të  cilën insiston Bashkimi Evropian, në akord me kërkesat e Serbisë.

Është për keqardhje të prognozohet se fryrja e luftës së brendshme, nga pozita, ( e cila edhe tani në pushtet ndihet si opozitë),  do të përdoret si shkas për shtyrje të bisedimeve me Serbinë, në fitim të kohës, duke shpresuar në zhvillime të ndryshme në vend dhe në rajon.

Ata, që i fryjnë zjarrit për të djegur kundërshtarët, fare lehtë mund të digjen në atë zjarr,  sepse “ai i cili ia hapë gropën tjetrit, fare lehtë mund të bie vetë në të”.

Ata, që për hir të ruajtjes së  pushtetit, të cilin sapo e kanë kapur, bëjnë kalkulime sikur pararendësit e tyre ideologjikë në “Konferencës së Prizrenit” të gushtit të vitit 1945, duhet ta kenë të qartë se do luajnë me zjarrin, pasi Veton Surroi me ata që i ka zgjedhur Albin Kurti në bisedime me Serbinë, janë bijtë e pasuesit ideologjikë, të  atyre që përmbysën Bujanin dhe votuan mbetjen e Kosovës nën Serbi.

Dikujt do të mund t i duket një krahasim naiv, por nuk na ka ndodhur vetëm njëherë një hile e tillë në prapaskenë. Ka ndodhur që në vlugun e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Ibrahim Rugova, në maj të vitit 1999, në Beograd, ulur gju me gju me Milosheviqin,  kishte kërkuar ndërprerjen e bombardimeve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …