RKL

RKL: Qeveria e Kosovës “rehaton” zyrtarët e vet dhe akrabatë e tyre, por anashkalon figurat madhore kombëtare

Qeveria Haradinaj do të mbahet mend për rritje pagash, katërfishim të stafit qeveritar, punë për të gjithë militantët e partive, trefishim të numrit të veteranëve, pensione vjetore për ish partiakët dhe ish-sportistët e ish regjimeve, grante për firmat që mbështesin Qeverinë dhe përgjithësisht për stimulim enorm financiar të atyre, të cilët gjendjen ekonomike e kanë mbi mesarën e vendit.

Por Qeveria Haradinaj nuk ka treguar as edhe një pikë respekti për skamnorët, për veteranët e vërtetë të luftës, për të burgosurit politikë, madje as për autoritete të njohura  atdhetare, jo vetëm në planin kombëtar.

Rasti i fundit e ilustron më së miri këtë Qeveri dorëlirë për të pasurit dhe dorështrënguar për të varfrit. Mbytja gjatë skijimit e Arian Dacit në Brezovicë ishte një tragjedi familjare, që nuk kompensohet me 15.000 euro, as me dhjetëfishin e saj, por Ariani nuk ka vdekur në detyrë, edhe pse ishte zëvendës-ministër. Mirëpo  kjo shumë në krahasim me derdhjen e papërgjegjshme të parasë publike, nuk është as për t’ u përmendur, kur të kihet para sysh fakti se sa familje të ish zyrtarëve në Kosovë marrin nga 1000 euro në muaj nga Qeveria, veturë dhe shofer gjatë tërë jetës. Por edhe këto duken  imtësira po të krahasohen me stafin qeveritar të pesëfishuar, të afërmit e akrabatë e tyre, rokerët e paderët që ndyjnë e përdhosin  moralin publik të shqiptarëve, madje edhe  gjatë festave, sikur ishte shënimi i  11-vjetorit të pavarësisë.

Qeveria e Kosovës shpenzoi 500.000 euro për ditën e Pavarësisë, ndërsa ka kontraktuar për ta argëtuar publikun e rrugëve të Prishtinës, këngëtarë majmunë, reperë e pederë të cilët promovojnë seksizmin, drogën e alkoolin. A i bën nder kjo pavarësisë së Kosovës, dhe kush janë ata politikanë, apo sekserët e tyre që lidhin kontrata me grupe të të droguarve, pikërisht në datën më të rëndësishme të Kosovës, ku përjashtohet kënga për pavarësinë, apo për Adem Jasharin. Kështu ndodhi edhe një vit më parë me rastin e 20-vjetorit të rënies së legjendarit, Adem Jashari e të jasharëve, në manifestimin qendror që u mbajt në Sheshin e Prishtinës, kur qeveria kontraktoi me 300.000 euro këngëtaren angleze, që nuk di asnjë fjalë shqip,  Rita Ora, e cila argëtoi shqiptarët e rrugëve të Prishtinës, me vithe gjysmëlakuriq dhe me skena të shëmtuara, që fyejnë jo vetëm moralin kombëtar por edhe atë njerëzor.

Kush janë këta qeveritarë patriotë të cilët me koncerte të tilla duan ta mashtrojnë Evropën se janë më të evropianizuar se vetë ata?

A mos është kjo gara e njëjtë me atë të  Vuçiqit, i cili për t’ i bërë qejfin Evropës ka zgjedhur ne krye të Qeverisë, një serbe biseksualiste, për t’ i treguar Evropës transparencë morale dhe të drejta njerëzore.

Me rastin e vdekjes së albanologut të mirënjohur shqiptar, studiuesit, intelektualit dhe politikanit, Idriz Ajeti, një i afërm  i tij ka shpjeguar për mediet se familja nuk pati para të marrë një lokal me qira për ta mbajtur të pamën, dhe për këtë shkak u detyruan që tri ditë të ngushëllimeve t’i presin qytetarët  në banesën e të ndjerit. “E pamja ose ato tri ditë që ne i kemi hapë për ngushëllime kishte me qenë më dinjitoze sikur të ishin mbajtur diku tjetër. Ne kemi qenë dakord që të marrim një lokal me qira, por shuma ka qenë enorme, të cilën familja nuk ka mundur ta përballojë”, ka thënë ai.

Muajin e kaluar humbi jetën tragjikisht Arian Daci, djali i kryetarit të ASHAK-ut, Nexhat Daci. Qeveria, përveç organizimit të ceremonisë mortore, ia ndau familjes 15 mijë euro.

Ndërsa për akademik Idriz Ajetin, Universiteti i Prishtinës mbajti mbledhje komemorative një javë pas vdekjes së tij.

Edhe një rast tjetër si ky madje edhe më i rënë ka ndodhur me rastin e vdekjes së të burgosurit politik, profesor doktor, Muhamet Tërnava, në shtator të vitit 2017, të cilit regjimi i RSFJ-së ia kishte nxirë ardhmërinë duke e goditur fizikisht gjatë vuajtjes së burgur, sepse ai shkencërisht kishte dokumentuar praninë e shqiptarëve në Kosovë, para, gjatë dhe pas Mesjetës.

Atë ditë me 6 shtator tre kryeparët e Shtetit të Kosovës, ishin ftuar për të marrë pjesë në një përvjetor të punës së gazetarit, nipit gjenetik dhe politik të Esad pashë Toptanit,  Blendi Fevziu, dhe sipas informatave të asaj kohe në atë “maskenball gazetarucësh”, kishin marrë pjesë, Hashimi, Ramushi dhe Kadriu.  Për një gjë jam më se i sigurt se asnjëri nga këta tre, nga qindra këshilltarët apo  “qatipët” e tyre nuk i ka dërguar as edhe telegram ngushëllimi familjes së martirit për së gjalli, Muhamet Tërnava, me rastin e vdekjes.

Nuk ka marrë asnjë ngushëllim institucional familja e Idriz Dvoranit, nga Tersteniku, baba i pesë dëshmorëve të kombit, (Hysni Dvorani, Avni Dvorani, Veli Dvorani, Lumni Dvorani dhe Haki Dvorani), me rastin e vdekjes tri  vite më parë. Mbase nuk është në praktikën e shtetarëve e qeveritarëve të ngushëllojnë çdo familje dëshmori, por një familje që ka dhënë pesë dëshmorë, duhet të trajtohet me meritë e dinjitet, si shembull i veçantë, sepse është ndër  më meritorët.

Qeveria lavdërohet se zyrtarëve u ka dyfishuar pagat, por nuk flet si jeton me një mëshirë sociale 110 euro në muaj, familja me gjashtë anëtarë e  Zymer Krasniqit, i burgosur politik i viteve 80, asnjëherë i zënë me punë  në jetën e tij. Natyrisht ku e di Kadriu se kush është Zymer Krasniqi, të cilit kurrë nuk ia ka dëgjuar emrin edhe pse, Zymeri, ka mbajtur 7 vjet burg politik në vitet 80, sepse me shokët e tij ka ndaluar forcat rezerviste serbe të futen në Kosovë, në prill të vitit 1981,  madje ka qenë i dënuar edhe gjatë vuajtjes  së dënimit, në Slloveni, për afishim brenda lokaleve të burgut,  të kërkesës, “Kosova Republikë”, bashkë me Abedin Balën e Korraticës, i mbytur mizorisht në burg, në vitin 1985. Është krejt e natyrshme që Kadri Veseli e Ramush Haradniaj nuk  kanë dëgjuar as emrin e Isuf Dragaçinës, i burgosur politik i viteve 80, po ashtu i papunë prej vitit 1990 e deri tani dhe qindra të tjerë si ky. Por e di mirë dhe besoj fort se Ramushi, Kadriu dhe Hashimi e dinë mirë kush është, Hysen Gega, luftëtari më konsekuent i lirisë, i cili ka mbajtur 14-vjet burg, në kohën e regjimit kriminal serb, ka luftuar në vijat e para frontit të UÇK-së dhe kurrë deri sot nuk iu afrua asnjë punë në Kosovën e pavarur e sovrane, për të cilën ka luftuar në vijat e fronit, pa e qëndisur uniformën me gradën e komandantit,  por vetëm me emblemën e UÇK-së.

Nuk i bën fare përshtypje këtij zotëri, Kadriut,   që e çan gjoksin duke e rrahur dhe duke na treguar se ka marrë pjesë në të gjitha luftimet në Kosovë (!), mbase  na ka rënë ta shohim ndonjëherë, në luftime, por nuk i gjen një vend pune luftëtares së lirisë, profesoreshës së gjuhës shqipe, Elimije Plakiqi, e cila sapo filloi lufta në Drenicë, la postin dhe nga vendi ku kishte punuar, mori vetëm nofkën e ‘drejtoreshës’ pastaj luftoi  me armë në dorë në frontet e luftës. Tash e  njëzet vjet Elmija, e burgosur politike, veprimtare, luftëtare e lirisë, profesoreshë, nuk gëzon asnjë vend pune.

E them me përgjegjësi kombëtare, intelektuale, njerëzore se Elmije Plakiqi ka marrë pjesë në luftime shumë me tepër se Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por këtë nuk e them për  Ramush Haradinajn. Po të ishte bërë vegël e përdorshme politike, Elmija, mund të ishte edhe deputete, pse jo edhe ministreshë.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, nuk e dinë ku jeton dhe a punon apo nuk punon fare veprimtarja, ndër më të dalluarat e çështjes kombëtare, luftëtarja e lirisë, poetja,  shkrimtarja, intelektualja, e burgosura politike, Shefqete Gosalci. Nuk kam të dhëna se e di apo nuk e di Ramush Haradinaj se ku ndodhet dhe a ka fare punë, luftëtarja e lirisë, Hyrije Veliu, me të cilën ishte krenuar  gjatë kohës së luftës.

Është e gjatë, për të mos thënë e pakufishme fleta e luftëtarëve dhe luftëtareve të lirisë, e të burgosurve politikë dhe e shumë liridashësve e liri-bërësve  të Kosovës, të cilëve kurrë nuk ju kanë ofruar asnjë punë, por kanë mbijetuar me ndihmat e familjarëve, miqve dhe të njohurve, jetojnë nga remitencat, me të cilat gjallon  pjesa e shqiptarëve të varfër e të papunë të  Kosovës, që nuk mbulohet me buxhetin e Ramushit, Kadriut e Hashimit.

Nuk ka hall Qeveria me skamnorët, sepse ata nuk paraqesin rrezik për Qeverinë, pasi  ata nuk kanë një organizatë apo një OJQ,  si SBASHKU, që dridh Qeverinë duke ua ndërprerë dhunshëm shkollimin  400.000 mijë nxënësve e studentëve, për ta arritur qëllimin, dhe kur pyetet kreu i kësaj sindikate  se a do të kompenzohen 20 ditë e humbura,  përgjigjet tërë arrogancë, se ajo punë nuk i intereson fare.  Natyrisht ky zotëria ka kaluar Drinin…, bashkë me sejmenët e tij, të cilët për të zhvatur sa më shumë nga buxheti, ashtu si po e zhvatin krejt kush sa  po mundet, janë në gjendja ta varrosin arsimin kombëtar, edhe ashtu  shumë “të  avancuar”, që ka zënë në vendin e dytë, në botë, natyrisht, nga fundi.

Hashimi, Kadriu, Ramushi mund të krenohen, mund të rrahin gjoks se u kanë krijuar vende pune akrabave, të vetëve, militantëve nga të cilët ka edhe banditë të pacipë e të pafytyrë, krenohen se kanë zënë me punë bijtë e bijat e ish UDB-ashëve, në shenj respekti për baballarët e nënat e tyre dhe me qëllim që të tregohen të drejtë e parimorë para të huajve. Por ata nuk duhet të harrojnë se  këta emra që i përmenda sot dhe shumë të tjerë që do t’i përmend në vazhdim, një ditë do të jenë emra tmerri për ndërgjegjen e tyre, por edhe të familjeve e trashëgimtarëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …