RKL: Të gjithë në përkrahje të At Nikollë Markut

Kryepeshkopi moral, (jo zyrtar) i ortodoksisë shqiptare, prifti i Kishës “Shën Mëria” në Elbasan, aktualisht  është prifti më përfaqësues i interesave fetare dhe kombëtare të Shqipërisë. Është figurë qendrore për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, të cilët e njohin, e duan dhe e respektojnë fenë e tyre dhe shprehin nderim e mos-harrim për të  gjithë ata priftërinj atdhetarë shqiptarë, të cilët u martirizuan nga Kisha greke, që kishte dhe ka qëllim kryesor asimilimin e shqiptarëve dhe kolonizimin, jo vetëm kulturor e fetar të Shqipërisë së Jugut.


 


Prifti satana, greku antishqiptar, despoti Janullatos, nuk e gëzon besimin e shumicës së shqiptarëve të krishterë, por as pëlqimin e klerit mysliman dhe atij katolik të Shqipërisë. Besoj se edhe krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Iliridës janë  në përkrahje të plotë të At Nikollë Markut, në radhë të parë për faktin se ai është shqiptar dhe Kodi i Kishës Autoqefale Shqiptare, themeluar nga Fan Noli i Madh, në mars të vitit 1908 në Boston të Amerikës, përjashton mundësinë që Kishën Autoqefale shqiptare ta drejtojë një peshkop i huaj. Peshkopi doemos duhet të jetë shqiptar, meqë Kisha shqiptare është ndarë nga Kisha greke, e cila ka përgjakur dhe i ka martirizuar shqiptarët gjatë shekujve.  Ky kod i kanonikut të Kishës Autonome Ortodokse Shqiptare duket të përfillet, të ruhet dhe të respektohet  në radhë të parë nga shteti shqiptar, i cili ka për obligim ruajtjen jo vetëm të trashëgimisë fizike dhe shpirtërore të bashkëkombësve, por edhe të organizatave e bashkësive fetare brenda territorit të Shteti dhe në tërë Shqipërinë etnike.


 


Nuk do të flasim me këtë rast për rrugën jetësore dhe fetare të At Nikollë Markut, sepse ajo dihet dhe  është e pastër si loti. Do të mbështesim me këtë rast një udhëheqës shpirtëror të ortodoksëve shqiptarë, i cili ka arritur ta ruajë gjallë idealin e autonomisë së Kishës Shqiptare, ka arritur që të paktën një Kishë ta lirojë nga vargonjtë e kthetrat e Janullatosit, ka arritur ta ketë besimin unanim edhe të shqiptarëve islamë e katolikë. Me këtë përfaqësim dhe veprimtari tejet të dinjitetshme, fetare e kombëtare  At Nikollë Marku ka arritur vendin e merituar të kryepeshkopit ortodoks të Shqipërisë, të kryepeshkopit moral, edhe pse posti i kryepeshkopit është grabitur dhe po mbahet peng nga Greqia, e cila është e njohur për qëndrimin barbar dhe të  pa maskuar antishqiptar.


 


Është Greqia ajo që e ka masakruar dhe e ka katandisur Çamërinë, është Greqia e cila mban ligjin e luftës me Shqipërinë, për shkak se ajo ishte pushtuar dhunshëm nga Italia në prill të vitit 1939 dhe nga territori i Shqipërisë, trupat fashiste italiane kishin invaduar në Greqi. Është Greqia ajo që nuk është ngopur me gllabërimin dhe spastrimin etnik të Çamërisë por krejt haptas kërkon të përvetësojë vise të tëra shqiptare, të banuara me ortodoksë, meqë konsideron se çdo ortodoks është dhe duhet të jetë vetëm grek. Është Greqia ajo e cila përvetëson dhe blen me dhrahmi e me euro eshtra shqiptarësh për të rivarrosur në përmendoret dhe memorialet e ushtarëve grekë, që u vranë nga fashistët italianë, në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për kë dhe për çfarë qëllimesh u vranë grekët në tokat shqiptare, gjatë luftës së Dytë Botërore?. Të shumta dhe të panumërta janë të këqijat që i ka sjellë dhe po i sjellë Greqia shtetit të dobët e të mefshtë shqiptar, i cili nuk po arrin të konsolidohet dhe të kthehet në Piemont për zgjidhjen e çështjes kombëtare.  Dhe, përderisa kemi këtë gjendje të rëndë, ku dy shtetet antishqiptare, Serbia dhe Greqia na shtypin nga jugu dhe Veriu, është më e domosdoshme të konsolidohemi në të gjitha aspektet.


 


Duket botërisht se Kisha greke as e ka pranuar as e pranon Kishën Autonome shqiptare, ashtu sikur Kisha serbe nuk e pranon kishën sllavomaqedone, apo malazeze. Këto dy kisha, të helmatisura nga temjani mesjetar bizantin, janë qendrat e djallit nga ku besimtarët grekë e serbë  frymëzohen për luftë të shenjtë kundër shqiptarëve, qofshin ata myslimanë, ortodoksë apo katolikë. Dhe pikërisht sepse kjo është e vërteta që nuk mund të maskohet, duhet që krejt shqiptarët në mënyrë unanime, madje edhe me peticione dhe me presion demokratik,  publik, të kërkojnë që greku antishqiptar, satanai me kamillafin e priftit, antishqiptari Janullatos të dëbohet nga Shqipëria me pa të drejtë të shkeljes së tokës së Shqipërisë, të cilën e kanë përgjakur veneziellosët, zervët e djajtë e tjerë grekë. Po ashtu, duhet të denoncohen edhe disa politikanë shqiptarë, të cilët për përfitime të veta personale e klanore pranuan që një klerik grek të vendoset në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare.


 


Përkrahja për At Nikollë Markun, është përkrahje për dinjitetin fetar e kombëtar të të gjithë shqiptarëve, sepse ai mbi të gjitha është shqiptar, i cili e do, e ndero dhe e respekto gjuhën shqipe, e mban meshën në këtë gjuhë, e do historinë, kulturën e mbi të gjitha traditën e tolerancës fetare. Ne shqiptarët e Kosovës, islamë dhe katolikë kemi arsye ta mbështesim At Nikollë Markun, sepse ai ka dënuar krimet dhe barbaritë e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, në kohën kur Janullatosi ka bekuar ushtarët, policët e bandat serbe për luftën e tyre në masakrimin, dëbimin  dhe shfarosjen e shqiptarëve. Vetëm edhe ky fakt mjafton që të kërkojmë largimin e satanait nga Shqipëria, sepse ai tekefundit nuk i shërben as ortodoksisë së mirëfilltë, por u shërben qarqeve naziste e fashiste të “Agimit të Artë”.


 


Po ashtu e mbështesim prijësin fetar të ortodoksisë shqiptare edhe për mbrojtjen e dinjitetshme që ai po iu bën vlerave universale fetare mbi moralin e traditën e pastërtisë morale, njerëzore.  At Nikolla Marku, prift në kishën “Shën Mëria”,  në Elbasan, është shprehur kategorikisht kundër projektligjit për legalizimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë. Në një prononcim për medie, ai ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të mos e miratojë këtë projektligj, duke përkujtuar me këtë rast se “Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare ndalon rreptësisht martesat brenda së njëjtës gjini”. At Nikolla Marku ka thënë se Avokati i Popullit, Igli Totozani ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur, duke filluar nga uzurpimi i kishës ortodokse nga Janullatosi. “Le të mbrojë në gjykatë kishën Ortodokse nga uzurpatorët grekë me në krye Janullatosin, i cili vërdalliset në Shqipëri si murtajë e zezë. Avokati të mos marrë kurrë përsipër iniciativë të turpshme, sepse do të mbetet në historinë e këtij populli, si njeriu që kërkoi të bëjë ligj, një ndër mëkatet më të ndyra të njerëzimit. I bëj thirrje Parlamentit të Shqipërisë të mos miratojë një ligj që thyen familjet shqiptare por dhe besimet fetare që ekzistojnë në Shqipëri”, ka thënë veç të tjerash, at Nikolla Marku.  


 


Cili klerik shqiptar, mysliman, ortodoks apo katolik nuk e përkrah këtë qëndrim të tij? Ata priftërinj apo hoxhallarë që nuk e ngrehin zërin kundër pederastisë, kundër legalizimit të kësaj zezone njerëzore, ata që nuk e përkrahin At Nikollë Markun në qëndrimin e tij, vetëm me formë dhe paraqitje të jashtme mund të jenë prijës fetarë, por jo edhe me besën e traditën fetare e kombëtare, thellësisht njerëzore.


 


At Nikollë Marku është rilindësi i fundit, fanari i të cilët nuk duhet të lejohet të shuhet, në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim. Ai është njëzuar me jetën dhe shenjtërinë e Pjetër Budit, Frank Bardhit, Pjetër Bogdanit, Papa Kristo Negovanit,  Petro Nini Luarasit, Fan Nolit  dhe martirëve e klerikëve më të njohur të kombit shqiptar. Ai është shpresa e fundit dhe këtë shpresë duhet ta mbështesim me të gjitha forcat tona, jo vetëm morale e fetare, por edhe politike e demokratike. Sepse përpjekjet për prishjen e ekuilibrit dhe harmonisë fetare mbarëshqiptare, janë përpjekje për çorientimin dhe katandisjen e kombit, në kohën e tmerrshme të globalizmit, që pretendon të shuajë veçantitë, harmonitë dhe trashëgimitë kombëtare e fetare.


 


(At Nikollë Marku u lind  3 dhjetor të vitit 1948 në qytetin e Elbasanit. Babai i tij ka qenë normalist në shkollën normale të Elbasanit, shkollë kjo  që ka qenë themeluesja dhe arkitektja e arsimit kombëtar shqiptar për përgatitjen e kuadrove të para të arsimit në rang kombëtar. Gjatë kohës së regjimit komunist më Shqipëri, Nikollë Marku punoi si llogaritar, financiar. Në kohën e përmbysjes së regjimit, ai  shkon  në Greqi ku fillon studimet teologjike. Për shkak të bindjeve dhe pikëpamjeve të tij fetare e kombëtare, ndiqet nga Kisha Ortodokse Greke.  Studimet i vazhdon në Shqipëri ku i përfundon me rezultate meritore. Pavarësisht se kishte kryer me sukses studimet përsëri kreu grek i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos e pengon dhënien e diplomës, për motive të njëjta për të cilat ishte larguar nga studimet në Greqi.  At Nikolla Marku është arsimuar dhe veshur si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, kishë që është patriarkanë më vete, të cilën nuk e njeh Kisha serbe, as ajo greke. At Nikollë Marku ka injoruar tërësisht influencat e kishës greke si dhe patriarkanën e Stambollit, të cilën kryepeshkopi  i Parë i Kishës Autonome shqiptare, Fan Noli e quante djalli vetë. Në pamundësi dhe në mungesë përkrahjeje nga klerikët e tjerë shqiptarë, shumicën e të cilëve i kishte brerë Anasats Janullatosi, At Nikollë Marku  detyrohet të vendoset në Kishën “Shën Mëria”, në kala të Elbasanit. Ai me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit krishterë, ka  siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti, po me të njëjtin emër që i vendosi Fan Noli i pavdekshëm.)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …