RKL: Votimi pro Tribunalit në Kuvend do të jetë tradhti e pafalshme kundër luftës së UÇK-së

Nuk mjafton vetëm konstatimi se themelimi dhe vazhdimi i punës 10-15 vjeçare i Tribunalit kundër UÇK-së, qenka vetëm padrejtësi që po iu bëka  shqiptarëve, sepse kjo nuk është padrejtësia e parë që Evropa u ka bërë dhe po u bën shqiptarëve. Dhe përderisa konstatohet se kjo është një padrejtësi, për se u dashka të mbështetet e të përkrahet një padrejtësi e tillë?


Për të pasur një pasqyrë më të qartë lidhur me Tribunalin Special, në radhët të parë duhet të identifikohen ata që po e përkrahin këtë ide dhe ata që po e lejojnë edhe pse mund të mos e kishin lejuar dhe mund të mos e lejojnë edhe tani, themelimin e këtij tribunali monstrum, sepse as është pyetur populli as UÇK-ja, por vetëm një grusht qeveritarësh të korruptuar, gjithnjë të adaptueshëm para çdo situate, të gatshëm të bëjnë çdo pazar mbi kurriz të luftës vetëm për të shpëtuar vetë dhe pasurinë  përrallore të fituar pa mund dhe pa djersë.


 


Presioni i BE-së dhe i disa ambasadorëve të shteteve me ndikim për të na bindur se u dashka  ta pranojmë themelimin e Gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës së UÇK-së, do të vë në sprovë kreun e Kuvendit dhe deputetët, të cilët ndodhen para një dileme, gjithsesi jo hamletiane, por para një dileme tjetër, po ashtu me shumë peshë për “moralin dhe kredibilitetin” e tyre. Tash është një rast më tepër për të parë dhe për t u bindur në moralin e gjithsecilit, dhe për të parë  se cilët janë ata që votojnë për dhe kundër UÇK-së. Nuk ka asnjë pikë dyshimi se cilido deputet apo zyrtar i lartë i Kuvendit, (përveç deputetëve serbë) i cili voton për  themelimin e Tribunalit, gjatë tërë jetës do ta mbajë mbi supe barrën e tradhtisë ndaj luftës së UÇK-së, sepse nuk është aspak i vërtetë konstatimi naiv se nuk po gjykohet UÇK-ja por individët e caktuar. Realisht po krijohet Tribunali i parë monoetnik në botë, i cili do të dënojë, ekskluzivisht vetëm shqiptarë, por jo edhe serbë e të tjerë. Po ashtu, ky Tribunal i ngjashëm me tribunalet e kohës së inkuizicionit, është i orientuar drejt për drejt kundër kreut të luftës së UÇK-së dhe ka vetëm një qëllim, diskreditimin e vlerave të luftës çlirimtare, duke akuzuar krerët më të lartë të luftës, sot krerët më të lartë të Qeverisë e të Kuvendit, përveç presidencës ku nuk ka pasur as ka ndonjë  zyrtar me prejardhje nga UÇK-ja, por ka nga ish dhe tani UDB-ja kriminale serbe.


 


Të votosh për themelimin e një Tribunali, i cili do t’i gjykojë “krimet” që paska kryer UÇK-ja, do të thotë të radhitesh me të njëjtën qasje të  Beogradit zyrtar  lidhur me “UÇK-së si “organizatë terroriste”, do të thotë  të marrësh qëndrim kundër luftës për liri dhe pavarësi, krejt njëjtë sikur ndodhi më 8 gusht të vitit 1945, në Prizren kur nënshkruesit e Rezolutës së Bujanit, (komunistët e konvertuar të bashkim-vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë). Edhe pse Rezoluta  parashihte vetëvendosjen dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, ata e  hodhën poshtë atë që kishin nënshkruar me 2 janar 1944, në Bunjaj të Malësisë, dhe nënshkruan bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe Jugosllavinë. Të paktën kështu duhet të ndihen të gjithë ata deputetë që e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008, sepse që të gjithë kanë deklaruar paraprakisht se liria dhe pavarësia e Kosovës e ka themelin  në luftën e UÇK-së dhe në gjakun e dëshmorëve. Kështu ka thënë kryeministri Thaçi, kryekuvendari, Krasniqi, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe shumica e  deputetëve që asokohe  kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësinë.


 


Propaganda hipokrite e disa krerëve të njohur të BE-së, të disa ambasadorëve dhe të një pjese të kreut të luftës së UÇK-së, të cilët deklarojnë se kjo Gjykatë do ta pastrojë luftën e UÇK-së, është një propagandë e zezë dhe e tmerrshme, sepse e vërteta qëndron krejt ndryshe. Në tërë botën tashmë është përhapur lajmi se lufta e UÇK-së ndodhet në shtyllën e turpit. Ajo paska bërë luftë të papastër, thjesht sepse ka guxuar të marrë armët dhe të luftojë një regjim kriminal, të cilin e ka bombarduar nga ajri, forca më e madhe ushtarake e botës. Ajo forcë, me disa përjashtime nuk e kishte cak bombardimin e UÇK-së. Edhe pse disa aeroplanë francezë e italianë bombarduan caqet tona, por krejt kjo u mbyll si gabim teknik.


 


U deshën të kalojnë 15 vjet pas luftës për të themeluar një gjykatë speciale për krime lufte, një Tribunal me tri apo katër qendra: në Prishtinë-Bruksel-Beograd, ku do të gjykohen luftëtarët e lirisë. Do të jetë ky tribubal si ata në Ruandë e në Afrikë mbase edhe me qëllim të barazimit të shqiptarëve me mulatët e Afrikës.


 


Për Serbinë sodomiste, Kroacinë e Bosnjën, mjaftoi Tribunali i Hagës, por nuk paska mjaftuar për  UÇK-në, e cila qe 15 vjet rresht dënohet e ndëshkohet nga gjykatat e UNMIK-ut, të EULEX-it, të Serbisë dhe nga gjykatat e Kosovës.  Deri tani janë akuzuar dhe janë dënuar qindra ish luftëtarë të UÇK-së, prej vitit 1999 e deri tani. Ata janë dënuar  nga gjykatat e Serbisë, në Beograd,   në Tribunalin e Hagës, në gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it. Gjykimet kanë qenë publike dhe dihen mirë me emër e mbiemër kush është dënuar, për se është dënuar, sa është dënuar, ashtu sikur dihet se kush është shpallur i pafajshëm madje dy tri herë për të njëjtën vepër. EULEX-i ka akuzuar dhe ka trajtuar të ashtuquajturat “Krime të Luftës së UÇK-së”, por tani kur politikanët kërkuan  largimin e EULEX-it, mujsharët e Evropës i treguan dhëmbët e baballarëve të tyre inkuizitorë. Ata jo vetëm që nuk u larguan, por i dhanë të drejtë vetes ta zgjasin misionin e tyre kolonialist dhe ta themelojnë një Gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës së UÇK-së.


 


Propaganda e krerëve të BE-së dhe disa politikanëve tanë hipokritë, të cilët deklarojnë se qenka më mirë  vetë ne, ta themelojmë gjykatën për krimet e luftës së UÇK-së, sesa  atë Tribunal ta  formojë OKB-ja është kulmi i marrëzisë, hipokrizisë dhe tradhtisë ndaj luftës së UÇK-së. OKB-ja ka krijuar Gjykatën e Hagës, ka krijuar të gjitha gjykatat në Kosovë, në të cilat ka dënuar shqiptarë për të ashtuquajturat krime lufte. Çfarë gjykate tjetër mund të themelojë OKB-ja, për veç këtyre që i ka krijuar dhe të cilat edhe aktualisht punojnë? Frika se mos OKB-ja po e themelon Tribunalin pa na pyetur ne është një frikë e shpifur dhe hileçare, me qëllim të arsyetimit dhe dhënies së pëlqimit për themelimin e këtij Tribunali fashist, racist, inkuizicinal, antishqiptar, antinjerëzor.


 


Kreu i BE-së, duke parë se delegacionet e Kosovës kanë lëshuar pe në të gjitha kërkesat e Serbisë, kanë nënshkruar marrë veshje duke i plotësuar një për një të gjitha kërkesat e Beogradit, duke u bindur se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës as luftën e UÇK-së, tashmë kanë marrë vendim që të themelojnë një gjykatë e cila do ta diskreditonte luftën e UÇK-së dhe vetë bazamentin e pavarësisë së Kosovës.


 


Disa krerë politikë e institucionalë me qëllim për të ruajtur pozitat, favoret, pasurinë përrallore që e kanë krijuar, me shumë lehtësi, madje duar-hapur e kanë pritur themelimin e këtij Tribunali, duke paragjykuar se kjo gjykatë do të ndajë drejtësi, sepse lufta e UÇK-së paska qenë  e pastër dhe gjykimi do të tregojë dhe do ta vërtetojë pastërtinë e saj. Këto konstatime naive, janë afishuar edhe nga ata që janë dënuar dhe kanë mbajtur dënimet, edhe nga ata që cilët janë shpallur të pafajshëm por pafajësia e tyre është dyshuar për shkak sikur thuhet presionit që kanë bërë mbi dëshmitarët e mbrojtur. Këta fodullë duhet ta dinë fort mirë që EULEX-i me Salustron në krye ka instruktuar qindra dëshmitarë, të cilët dëshmojë rrejshëm. Atyre u besohet ashtu sikur i besohet të instruktuarit të Beogradit, Nazim Bllaca, një kundër të gjithëve. Me deklarata të tilla janë dënuar sa e sa luftëtarë të lirisë deri tani.


 


Është fat i madh që kundër themelimit të një tribunali të tillë antishqiptar dhe kundër vazhdimit të afatit të misionit EULEX në Kosovë, ka marrë qëndrim Lëvizja Vetëvendosje, e cila me këtë veprim i ka dalë zot luftës së UÇK-së. Është plotësisht e logjikshme se të gjithë liridashësit e Kosovës do ta përkrahin këtë Lëvizje  dhe tani kanë edhe një arsye më tepër për ta bërë këtë. Të besojmë se kundër Tribubalit do të votojë edhe Partia  e Drejtësisë dhe Lëvizja për bashkim, ashtu sikur edhe shumë deputetë të PDK-së edhe pse kreu i kësaj partie është deklaruar pro Tribunalit famëkeq dhe antishqiptar.


 


Duke komentuar Tribunalin,  që BE-ja po pretendon ta krijojë për ta gjykuar UÇK-së, ish-shefi i Zyrës Ligjore në UNMIK-ut, Aleksander Borg Olivier ka deklaruar se Kosova nuk ka asnjë obligim ta pranojë Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së, ose për të lehtësuar zbatimin e krijimit të saj të propozuar nga Bashkimi Evropian, meqë kjo gjykatë  është e drejtuar ekskluzivisht kundër UÇK-së. Për këtë arsye institucionet e Kosovës nuk duhet ta japin pëlqimin për krijimin e kësaj gjykate, qoftë edhe nëse ka presion nga miqtë ndërkombëtarë. Avokati Olivier ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet t’i trajtojë dhe të merret me ndjekjen penale të krimeve të luftës të identifikuara nga hetimet e prokurorit Williamson. Sipas tij, dosja do të mund të vendosej nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e EULEX-it, i cili ka mandat për këto raste.


Konstatimi i këtij analisti ka hasur në vesh të shurdhër dhe gati askush nuk u mor me të, sepse “besnikët e butë dhe shumë të butë të BE-së, janë kapur fort për pushtetin dhe favoret ashtu sikur kapet majmuni për dege nga frika se mos po bie në gojë të luanit.


 


Studiuesi britanik dhe autori i shumë librave për Kosovën, Xhejms  Pettifer ka ftuar institucionet e Kosovës që të mos e votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, të cilën ai e ka quajtur si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit ligjor të Kosovës. Ai ka thënë se edhe nëse krijohet një gjykatë e tillë, institucionet vendore duhet të mos bashkëpunojnë me të, duke përkujtuar se shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar vetën me bashkëpunimin e tyre pozitiv me Gjykatën e Hagës dhe trupa të tjerë ndërkombëtarë. Duke kundërshtuar fuqishëm themelimin e kësaj Gjykate, Pettifer vlerëson se kjo është një përpjekje e disa qarqeve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilave nuk u ka pëlqyer pavarësia e Kosovës. “Kuvendi i Kosovës vendosi në vitin 2013 se kishte ardhur koha që misioni për sundim të ligjit EULEX të përmbyllej dhe që Kosova të bëhej përgjegjëse për sistemin e saj ligjor. Përpjekja për ta tejzgjatur mandatin e EULEX-it nëpërmjet vendosjes së Tribunalit të propozuar, është një sulm i drejtpërdrejtë kundër sovranitetit ligjor të Kosovës”, ka vlerësuar veç të tjerash analisti britanik James Pettifer. Përderisa një numër analistësh dhe diplomatësh të huaj tërheqin vërejtjen për rreziqet që sjell e ashtuquajtura Gjykatë Speciale që denigron luftën e UÇK-së, krerët politikë në Kosovë vazhdojnë të jenë të paqartë në qëndrimet e tyre. Madje, kryetarja Jahjaga i ka dhënë vetës të drejtë që t’i dërgojë letër shefes së lartë të BE-së, Catherine Ashton, ku i shpreh gatishmërinë për krijimin e kësaj Gjykate, e cila merret me shpifjet që burojnë nga raporti i Dik Martit.


 


Simboli i Rezistencës kombëtare  Adem Demaçi, iu ka rikujtuar edhe njëherë autoriteteve  të vendit se kanë përgjegjësi për ta bërë lirinë e plotë të Kosovës, sepse,  ende nuk e kemi bërë. Ndërsa ka kritikuar presionin ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës speciale në Kosovë. Duke folur në akademinë përkujtimore në Gjilan, në nderim të 15-vjetorit të rënies së dëshmorit, Isa Kastrati, Demaçi tha se dëshmorët e Kosovës patën për çka të vdesin, prandaj ata nuk duhet të qahen nga ne. Demaçi u tregua kritik ndaj atyre që tani,”po e hanë luftën e vet për interesa karrieriste, duke harruar interesin e popullit dhe të shtetit”.Ai rikujtoi udhëheqësit e vendit se kanë përgjegjësi për ta bërë lirinë e plotë të Kosovës. Duke aluduar te kërkesat e ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës speciale në Kosovë, Adem Demaçi tha se “shqiptarët po detyrohen që të pranojnë diçka që shkel interesat e tyre”. “Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të insistojë te shqiptarët të shkelin mbi gjakun e tyre”, tha Demaçi.


Kundër një tribunali të tillë është deklaruar publikisht edhe profesor doktori Rexhep Qosja, profesor doktor, Hakif Bajrami dhe shumë intelektualë të pavarur.


 


Kosova nuk ka forcë ta ndalojë OKB-në për ta themeluar Tribunalin, ashtu sikur nuk ka pasur forcë për të ndaluar gjykatat serbe kundër shqiptarëve në kohën e okupimit. Por ndryshe është kur një pushtues kolonizator të trajton si skllav e krejt ndryshe nëse vetë pranon paraprakisht pozitën e skllavit dhe vepron kundër vetvetes.


 


Këto sjellje cinike dhe raciste antishqiptare, pa dyshim se do të ndikojnë në krijimin e një mase militante,  e cila fare lehtë mund të organizohet për mbrojtje dhe kundërvënie ndaj diskirmimimit dhe mohimit të luftës çlirimtare, dëshmorëve dhe martirëve të saj. Sa herë që sundimtarët kanë trashur zullumin, ka ndodhur edhe kundërvënia si shkak pasojë, ashtu sikur po ndodh kudo në botë.


 


Politikanët e shitur, të shpifur  dhe të korruptuar nuk kanë kredibilitet moral, kombëtar as njerëzor për të ushtruar ndikim te populli dhe për ta mbajtur atë nën kontroll. Si mund të ketë kredibilitet një kryetare e shtetit, sikur është zonja Atifete,  e cila jo vetëm nga pakujdesia  zbulon tejdukshëm prapanicën, dhe atë në një objekt të kultit, dhe nuk ka fytyrë që t’i  skuqet dhe të kërkojë falje për një ta zëmë, pakujdesi skandaloze, tashmë e afishuar kudo në faqet e internetit. Sa mund të ketë kredibilitet një ish police e policisë multietnike të Kosovës,  e cila me zarfin e një ambasadori të korruptuar, nga posti i policës merr drejtimin e shtetit të Kosovës? Ajo është një femër e  paaftë madje edhe për shkrim lexim mesatar shkollor, se lerë më për të folur  pa ndihmën e shkrimeve  të hartuara paraprakisht nga një shpurë e këshilltarëve me prejardhje nga mbetjet e regjimeve okupatore. Një krijesë e tillë mund të marrë vendim për diskreditimin e luftës së UÇK-së, por çka do të bëhet nëse ish luftëtarët e lirisë, të ndodhur para aktit të kryer rrëmbejnë armët dhe mobilizohen? Mbase, zonja Atifete  si police që është nuk i frikësohet një organizmi të tillë, por mundësia për degradimin e papritur të rendit dhe sigurisë është gjithnjë e më e pranishme, sepse askush nuk ka të drejtë që gjakun e derdhur për liri ta marrë nëpër këmbë.  Dhe mjerisht kjo nuk ka ndodhur vetëm njëherë në historinë e së kaluarës shqiptare, ashtu sikur kurrë nuk jemi pajtuar as do të pajtohemi me një nëpërkëmbje të tillë.


 


 


 


RKL: Katër e më shumë  Gjykata kanë dënuar dhe po dënojnë  luftëtarë të lirisë, tani edhe një Gjykatë Speciale


 


Themelimi i Gjykatës së turpit kundër luftës së UÇK-së, madje me miratimin e Qeverisë, të kryetares së zarfit  dhe pjesës dërrmuese të deputetëve,  zbulon më së miri,  faqe nesh dhe faqe botës, shpirtin vazal të zyrtarëve dhe qeveritarëve shqiptarë, edhe pse po mbushen 15 vjet që jetojmë në liri, pikërisht falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të luftës së UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, nga të cilët institucionet e vendit kanë hequr dorë përfundimisht, jo vetëm inistucionet por edhe disa nga bashkëluftëtarët e dikurshëm që tani janë shndërruar në të kundërtn e aspiratave dhe idealeve çlirimtare.


 


Gjatë këtyre 15 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga Gjykatat e UNMIK-ut,  Nga Tribunali i Hagës, nga Gjykata e Serbisë në Beograd, nga Gjykatat e EULEX-it, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, nga gjykatat në Maqedoni, madje në një rast të caktuar edhe nga një Gjykatë e Tiranës.  


Dhe nuk kanë mjaftuar këto gjykata që kanë dënuar qindra ish-luftëtarë për vepra të kualifikuara si “krime lufte”. Numri i saktë i të dënuarve nuk dihet. Nuk e dinë shoqatat e luftës,  as veteranët që kreshpërohen kundër Qeverisë për të marrë “lëmoshën”, apo pensionin sikur e quajnë ata, por kur paralajmërohet themelimi i  Tribunalit kundër bashkëluftëtarëve të tyre nuk bëhen gjallë dhe mjaftohen me deklarata boshe e verbale,  të cilat  as i lexon as i komenton kush.


 


Numrin e saktë të dënuarve nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, në periudhën 15-vjeçare, pas luftës e di mjaft mirë Ministria e Drejtësisë por nuk ka vullnet ta shpall, as nuk ka vullnet t’i tregojë opinionit se për 15 vjet katër gjykata ndërkombëtare, rajonale dhe vendore kanë shpallur fajtorë  dhe kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për krime të kryera gjatë luftës dhe për krime lufte, meqë sipas akuzave ata kanë vrarë dhe kanë torturuar spiunë të regjimit të Milosheviqit dhe policë e ushtarë serbë. Pse e fsheh këtë numër të të dënuarve kjo ministri, apo pse nuk i publikon emrat e të dënuarve për të parë dhe për t’ u bindur se shumë më tepër janë dënuar pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë, sesa ka shpallur fajtorë dhe dënuar Serbia. Derisa Serbia dënon katër vjet burg kriminelin që ka vrarë 22 shqiptarë, ish komandanti i një zone të luftës çlirimtare  dënohet 6 vjet burg për torturim të inskenuar të  një bashkëpunëtorit të Serbisë së kohës së Milosheviqit.


 


Fushata e organizuar nga UNMIK-u kundër UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet. Asnjë anëtar i SHP të UÇK-së nuk ishte deklaruar haptas kundër demobilizimit, sepse procesi i tillë ishte paraparë me Konferencën e Rambujesë, të cilën e kanë përkrahur unanimisht të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të Zëdhënësit të Përgjithshëm, Adem Demaçi, i cili për shkak se kundërshtoi Rambujenë, u detyrua ta pushojë angazhimin me të cilin e kishte caktuar SHP i UÇK-së.


Fillimisht, disa ditë pas zbarkimit në Prishtinë forcat e KFOR-it kanë vrarë me armë zjarri dy luftëtarët të UÇK-së në qendër të Prishtinës, në një ceremoni manifestimi, ashtu sikur kanë vrarë edhe  disa ish ushtarë të UÇK-së gjatë revoltave qytetare të 17 dhe 18 prillit të vitit 2004.


Ndërkohë ka filluar ndjekja e të gjithë ushtarëve dhe eprorëve, duke u mbështetur në dosjet e hartuara  nga Ministria e Drejtësisë e kohës së regjimit të Milosheviqit.  Dhe jo vetëm Kaq.


Janë arrestuar, janë shpallur fajtorë  dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës, Haradin Balaj, Idriz Bala dhe Lahi Brahimaj.


Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Fatmir Limaj, komandant në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Është shpallur i pafajshëm edhe eprori i UÇK-së, Isak Musliu, i akuzuar për krime lufte së bashku me Fatmir Limajn dhe Haradin Balën.


Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar për “Krime lufte” tre eprorë të UÇK-së.


Gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë kanë shpallur fajtorë për krime lufte dhe kanë dënuar komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe dy eprorë të lartë të kësaj zone: Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti.


Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për gjoja krime lufte 5 luftëtarë të lirisë të Zonës së Kaçanikut.


Janë shpallut fajtorë për krime lufte dhe janë dënuar nga Gjykata e UNMIK-ut në vitin 2002:  Idriz Balaj, Daut Haradinaj, Bekim Zekaj, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj.


 


Gjykata e Apelit në Beograd fillimisht ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar  11 ish-luftëtarët e UÇK-së. Agush Memishi u dënua me 12 vjet burgim, Samet Hajdari me 15, Nazif Hasani dhe Ahmet Hasani me nga 13 vjet burgim secili.


 


Burim Fazliu dhe Selmon Sadiku me 12 vjet burgim, Faton Hajdari me 10, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu me nga tetë vjet secili, ndërsa Shefqet Musliu me pesë vjet burgim.


 


Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, që ndodheshin në  arrati janë dënuar në mungesë. Shemsi Nuhiu, është ekstradua në Serbi në maj të vitit 2012. Pas katër vjet mbajtje në burg më në fund të gjithë u shpallën të pafajshëm.  


 


Janë mbajtur me vite të tëra në burg të akuzuar nga EULEX-i për krime lufte: Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala.  Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, të cilët pas dy proceduarve të rregullta të  gjykimeve më në fund jashë shpallur të pafajshëm.


 


 


EULEX-i ka arrestuar dhe po mban në akuzë për krime lufte, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin, dhe komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakun dhe disa eprorë të UÇK-së.  Ata janë: Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Isni Thaçi dhe Avni Zabeli.


 


Janë shpallur fajtorë dhe iu janë shqiptuar  dënime të rënda me burg, duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarit  bashkëpunues dhe të instruktuar të EULEX-it, Nazim Bllaca, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi.


… vazhdon…

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …