Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës për të pushuar në bregdetin shqiptar

Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës për të pushuar në bregdetin shqiptar

Gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët kosovarë që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë vetura dhe mbi 50 autobusë. Në pikat e kalimit kufitar janë krijuar kolona për të hyrë në Kosovë, dje ishte e gjatë deri në afërsi të fshatit Morinë. Kjo situatë me kolona të gjata në pikën kufitare të Vermicës përsëritet çdo të dielë në mbrëmje që nga fillimi i sezonit. Një prej shkaqeve që krijohet kolonë e gjatë është matja e temperaturës për çdo pushues kosovarë që ka qenë në bregdetin shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …