Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

Rreth 4,967 nxënës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës më 29 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se 4,967 kandidatë janë aprovuar për t’iu nënshtruar Provimit të Maturës, i cili do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026. Sipas ministrisë, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, 4,967 prej tyre janë përfshirë në listat përfundimtare. Provimi do të nisë në ora 10:00 dhe do të zhvillohet në 55 qendra testimi në të gjithë vendin. Nga MASH-i u është bërë thirrje kandidatëve që të paraqiten me kohë në qendrat ku janë caktuar dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit, si një nga kushtet për pjesëmarrje në testim. Ministria ka kërkuar gjithashtu që gjatë procesit të respektohen udhëzimet dhe rregullat e përcaktuara, në mënyrë që Provimi i Maturës të zhvillohet në kushte të rregullta, të sigurta dhe të barabarta për të gjithë kandidatët. Procesi i testimit pritet të jetë një nga fazat e rëndësishme për nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm dhe që synojnë të vazhdojnë studimet e tyre të mëtejshme

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi: Hetuesit gjermanë dyshuan te Riza Salihu për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Veprimtari Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje për takimet mes Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri …