COVID

Rritje e ndjeshme e rasteve me fatalitet si pasoje e infektimit me virusin covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat rreth situatës me covid-19 në 24 orët e fundit. Nga të dhënat e fundit mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 318 mostra, 337 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numri i personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 91 ndërsa i rasteve që kanë humbur betejën me këtë virus është 7. “Numri total i rasteve pozitive është 20 mijë e 179 raste nga 95 mijë e 774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 880”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …