RRGGK

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar kundër keqtrajtimit që Policia e Kosovës i ka bërë deputetes, Albulenë Haxhiu

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar ndaj trajtimit që Policia e Kosovës i ka bërë deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dje në seancën dhe pas seancës parlamentare, duke kërkuar hetim të menjëhershëm ndaj anëtarëve të Policisë së Kosovës. “RrGGK dënon trajtimin e dyshimtë të deputetes Albulena Haxhiu nga anëtarët e Policisë së Kosovës gjatë dhe pas seancës parlamentare të 19 shkurtit 2016, dhe kërkon hetim të menjëhershëm të kushteve të arrestimit dhe trajtimit të saj nga anëtarët e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. Tutje thuhet se “gjatë konfrontimit në seancën parlamentare të mbajtur me 19 shkurt 2016, në momentin e kapjes së saj nga sigurimi parlamentar, Haxhiu shtyhet nga një anëtare e sigurimit, dhe si rrjedhojë rrëzohet dhe godet kokën. E lënduar, ajo dërgohet në emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Aty, anëtarët e Policisë së Kosovës nuk lejuan anëtarët e familjes së Haxhiut e as mediat të afrohen në dhomën ku ishte duke u trajtuar nga stafi mjekësor. Madje, sipas bashkëshortit të saj, policët kanë qëndruar në dhomën e trajtimit dhe kontrolluan trupin e Haxhiut gjatë mjekimit të saj”.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë deri në 650 euro më shumë në vit për shkak të rritjes së çmimeve

Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë deri në 650 euro më shumë në vit për shkak të rritjes së çmimeve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot del me të dhëna konkrete dhe një analizë të detajuar …