O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Ruairi O’Connell thërret Qeverinë e Kosovës për një debat publik në lidhje me demarkacionin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell i ka bere thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë një debat publik në lidhje me demarkacionin dhe t’u sqarojë qytetarëve me fakte se si u demarkua kufiri me Malin e Zi. Pas takimit me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet folur ne ajër por duhet shikuar të gjitha faktet. Ministri Hoxhaj ndonëse ka folur për rëndësinë e demarkacionit me një shtet anëtar të OKB-së nuk ka specifikuar se kur ky proces do të kalojë ne Kuvend pasi kjo takon kryeministrit. Hoxhaj ka folur edhe për reduktimin e qeverisë duke theksuar se ka vullnet brenda PDK-së qe numri i ministrive të zvogëlohet dhe ka gjasa të ndodhë brenda kësaj vere, por për këtë do te vendosin Isa  Mustafa dhe Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …