Victoria Nuland

Victoria Nuland ka deklaruar se Serbia nuk ka nevojë të zgjedhë midis Rusisë dhe Amerikës

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë qëndrimit për një vizitë në Beograd është cituar të ketë deklaruar për mediet se Serbia nuk duhet të zgjedhë midis Rusisë dhe Amerikës.  E kuptojmë se Serbia ka një bashkëpunim afatgjatë me Rusinë dhe se lidhjet e saj me të janë të forta, familjare, kulturore dhe fetare dhe nuk shohim ndonjë kontradiktë në faktin se ajo ka marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Amerikën. Nuk mendojmë se duhet t’iu kërkojmë partnerëve dhe aleatëve të zgjedhin anë. Amerika  do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik midis Beogradit dhe Prishtinës. Procesi i dialogut po zhvillohet në drejtim të duhur. Ne jemi avokatë shumë të fuqishëm të dialogut. E shohim se si ai proces po rritet dhe përmirësohet. Procesi do të zgjasë dhe ne jemi shprehur të gatshëm që ta përshpejtojmë dhe ta ndihmojmë atë”. Nuland, ditë më parë ka vizituar Kosovën dhe Maqedoninë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …