Rufki Suma

Rufki Suma kërkon që të mos ketë grumbullime të qytetarëve për të ruajtur shëndetin dhe respektim të masave

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka kërkuar që të mos ketë grumbullime të qytetarëve për të ruajtur shëndetin tonë dhe të gjithë pa përjashtim t’i respektojnë masat. Ai gjithashtu ka ftuar qytetarë me të drejtë vote që masivisht në zgjedhjet e 17 tetorit të dalin në votime. “Të nderuar qytetarë, të nderuar simpatizantë të të gjitha subjekteve politike. Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor 2021. Më datën 16.09.2021 ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore si e drejtë legjitime e te gjithë qytetarëve me të drejtë vote për ti zgjedhur te preferuarit e tyre. Meqenëse jemi në kohë Pandemie dhe nga Institucionet Shëndetësore kërkohet të mos ketë grumbullime të qytetarëve për të ruajtur shëndetin tonë, kërkoj nga të gjithë pa përjashtim të respektojmë këto institucione. Duke ditur se Hani i Elezit është një komunë e vogël, të gjithë qytetarët njihemi mirë mes vete dhe se shumica prej nesh edhe jemi ne lidhje farefisnore me njëri tjetrin për këtë arsye Ju lus të gjithëve pa dallime politike që të respektoni njëri tjetrin, si kandidatët për kryetar ashtu edhe kandidatët për Asamble Komunale. Të bëni një fushatë të qetë, pa fyerje, pa etiketime, pa nënçmime e injorime sepse fushata një ditë përfundon, e ne si qytetarë do të mbetemi edhe më tutje pjesë e vendbanimeve tona dhe përsëri do të jetojmë bashkë me njëri tjetrin. Te nderuar qytetarë me të drejtë vote, Ju ftoj të dilni masivisht në zgjedhjet e 17 Tetorit dhe të votoni kandidatët që ju i preferoni. Urime dhe suksese të gjithë kandidatëve si atyre që kandidojnë për kryetar ashtu edhe kandidatëve për Asamble Komunale”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …