Rukolli: Mbështetja për produktet vendore është mbështetje për kampionët tanë

Pronari i ”DRENA” dhe ”Rukolli Group”, Rrustem Rukolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar trajnerin më të mirë në botë në sportin e Xhudos, Driton Kuka e xhudisten më të mirë në botë, Distria Krasniqi.

”Sa herë jam takuar me Tonin dhe vajazat tona kampione e kam ndier veten borxhli të madh ndaj tyre por më shumë se ndaj tyre ndaj dëshmorëve që dhanë jetën që këta sportistë të kenë mundësi që ballëhapur të përfaqësojnë vendin e tyre kudo në botë” ka thënë Rukolli.

Me anë të këtij urimi, ai ka bërë thirrje që të bojkotohen produktet e Serbisë dhe të mbështeten produktet vendore.

”Mbështetja për produktet vendore është mbështetje për kampionët tanë, është mbështetje për ata kampionë që sot nuk ja dimë emrat, por janë në rrugën e Distrias për t’u bërë më të mirët e botës. Pra, bleni produkte vendore, bojkotoni produktet e armikut, sjellni Kosovës më shumë kampionë!
Urime mjeshtër, urime Distria e artë e Kosovës!” ka theksuar Rukolli.

Postimi i tij i plotë

Këto ditë jam duke e jetuar krenarinë që bashkë me kompanitë e mia kam pasur mundësinë dhe nderin e të qenurit pranë dhe të jem bashkudhëtar me këta njerëz të mëdhenj të kombit tim. Krahas krenarisë, si gjithmonë mundohem t’ia kujtoj vetes përgjegjësinë dhe fjalën e dhënë në heshtje, së pari vetes po edhe babës së vrarë, se do të qëndroj pranë rinisë, pranë sportistëve e kujtdo që ka nevojë për mbështetjen tonë.

Sa herë jam takuar me Tonin dhe vajazat tona kampione e kam ndier veten borxhli të madh ndaj tyre por më shumë se ndaj tyre ndaj dëshmorëve që dhanë jetën që këta sportistë të kenë mundësi që ballëhapur të përfaqësojnë vendin e tyre kudo në botë. Falë mbështetjes së popullit dhe ndjeshmërisë së njerëzve ndaj prodhimeve vendore ështe bërë e mundur edhe mbështetja jonë ndaj Tonit, Majlindës, Distrias, Norës dhe gjithë atyre kampionëve që ndoshta sot nuk i njohim me emra por neser do të na bëjnë krenarë.

Mbështetja për produktet vendore është mbështetje për kampionët tanë, është mbështetje për ata kampionë që sot nuk ja dimë emrat, por janë në rrugën e Distrias për t’u bërë më të mirët e botës. Pra, bleni produkte vendore, bojkotoni produktet e armikut, sjellni Kosovës më shumë kampionë!

Urime mjeshtër, urime Distria e artë e Kosovës!

Duke komentuar në postimin e Rukollit, trajneri Driton Kuka ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për përkrahjen e parezervë që kompania ”DRENA” dhe ”Rukolli Group” e ka dhënë për klubin e kampionëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …