Rusia akuzon NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për ndikim në Maqedoni

Rusia akuzon NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për ndikim në Maqedoni

Rusia zyrtare  ka akuzuar NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për përpjekje të imponimit të qeverisë pro-shqiptare në Maqedoni, që është përfshirë në krizë politike, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar t’ i japë mandat  liderit social-demokrat, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re, për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni. “Me bashkëpunim aktiv të zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, po u imponohet maqedonasve” thuhet në kumtesën e djeshme të Ministrisë së jashtme të Rusisë. Bashkimi Evropian e ka kritikuar veprimin e presidentit Ivanov. Në deklaratën e Moskës, po ashtu, Kosova akuzohet se po përzihet në punët e Maqedonisë dhe se perëndimi po dëshiron që në qeveri ta sjellë “opozitën që ka pësuar disfatë”. “Është e domosdoshme të ndalet intervenimi i jashtëm në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme ruse.(rel)

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …