Rusia vazhdon të shtoi praninë e saj ushtarake në territorin e Bjellorusisë afër kufirit me Ukrainën

Rusia vazhdon të shtoi praninë e saj ushtarake në territorin e Bjellorusisë afër kufirit me Ukrainën. Radio Evropa e Lirë njofton se imazhet satelitore të publikuara të dielën nga një kompani private amerikane shfaqën detaje mbi manovrat ushtarake në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën, para stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Moskës dhe Minskut. NATO ka thënë se ky është dislokimi më i madh në Bjellorusi që prej Luftës së Ftohtë. Imazhet e publikuara nga kompania me seli në SHBA, Maxar Technologies shfaqën njësitë ushtarake të pajisura me raketa, raketahedhës dhe avionë sulmues të dislokuar në Bjellorusi në tri lokacione pranë kufirit që ky shtet ndan me Ukrainën. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur që të marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe as nga zyrtarët ushtarakë bjellorusë lidhur me dislokimin e trupave. Maxar Technologies tha se ka mbledhur imazhe të pajisjeve ushtarake pranë Yelsk, Rechitsa dhe Luninets më 4 shkurt. Të gjitha këto lokacione janë rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …